Ballina Politikë “Basha dha dorëheqjen? JO”/ Reagon Luan Baçi: Ishte një hipokrizi për të...

“Basha dha dorëheqjen? JO”/ Reagon Luan Baçi: Ishte një hipokrizi për të tërhequr vëmendjen!

177
Sigal

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka deklaruar se Lulzim Basha ka qenë i shkarkuar që prej kuvendit të 11 Dhjetorit.

Me anë të një postimi në Facebook, Baçi shkruan se veprimi që Basha ka bërë sot duke deklaruar dorëheqjen ishte një hipokrizi nga ana e tij për të tërhequr vëmendje.

Reagimi i plotë nga Luan Baçi:

“Basha dorehiqet” jo !
Basha eshte i shkarkuar nga kuvendi i 11 Dhjetorit me 4446 vota te delegateve te kuvendit dhe i ratifikuar nga 44000 anetare te PD!
Basha duhet te ishte larguar nga zyrat e PD koh me pare dhe mos te pengonte aktivitetin normal te PD!
Demi qe i ka shkaktuar PD eshte i pallogaritshem!
Trumbetimi i veprimit te sotem si ” Doreheqje” apo nje “Hap pas” per ” te miren e demokrateve” eshte hipokrizi, per te terhequr vemendjen dhe per te rikoperuar diçka nga ajo qe mund te ket mbetur!
Asgje ska mbetur, per tu rikuperuar, veprimi i tij i sotem eshte i detyruar, nga presioni i demokrateve, ai eshte i vetem, pa mbeshtetes dhe pa dinjitet!
Ai perseri do te vazhdoj, te imponohet, te fitoj ndonje pik, per ta paraqitur veprimin e tij, si veprim fisnik, si veprim lideri dhe se eshte i vlefshem!
Thjesht duhet te largohet nga zyra, dhe te kerkoj falje demokrateve per te gjithe demin qe ka shkaktuar”, shkruan Luan Baçi ndërsa postimin e shoqëron me fotografinë e Sali Berishës.