Basha denoncon: I riu nga Elbasani u kap me 800 mijë euro dhe patentë në emër të Saimir Tahirit

514
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka bërë një denoncim lidhur me një arrestim, për të cilin ai thotë se policia e ka mbajtur të fshehur. Basha thotë se në datën 1 nëntor policia e Elbasanit ka arrestuar një person të cilit iu gjetën në automjet 800 mijë euro si dhe një patentë në emër të Saimir Tahirit, por policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.“Burime të sigurta informojnë se: “Më datë 01.11.2017 është arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar 800 mijë Euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit. Ky rast nuk është bërë publik në njoftimet që bën policia. Duke dënuar ashpërsisht fshehjen e kësaj ngjarje kriminale nga Haki Çako dhe Fatmir Xhafa me urdhër të Edi Ramës, i kërkoj prokurorisë të hetojë e të mos shmangë nga përgjegjësia autorët dhe urdhëruesit e këtij akti mafioz”, shkruan Basha.
Sigal