Basha: Bashkojmë votat nëse është nën varësinë e Prokurorisë, siç thotë Venecia

567
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se PD do të votojë draftin e qeverisë për Byronë e Hetimit nëse është hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Sipas tij në rekomandimin nr 90 Komisioni i Venecias ka bërë të qartë varësinë e këtij institucioni nga Prokuorira
Nëse nuk është kështu tha Basha atëherë qeveria po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve por dhe ndërkombëtarëve
Lulzim Basha: Që nga dita ku ra poshtë kjo ide e çmendur për të future nën sqetull hetimin penal ata e flakën në kosh për muaj me radhë projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kjo si një byro jashtë kontrollit të tij dhe levave të tij nuk i interesonte, madje ju prishte planin, qetësinë dhe gjumin.
Sot para se të futesha në këtë mbledhje mediat njoftojnë se në mbledhjen e qeverisë paskërkan kaluar një projekt të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 
Është e vërtetë që ne u dakordësuam me ndërmjetësimin e partnerëve tanë amerikanë për nëj version që çmontonte kapjen direkte nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri të Byrosë sikundër është e vërtetë që pasi e mbajtën me javë të tëra në sirtar këtë version erdhën rekomandimet e Venecias i cili diktoi në mënyrë të qartë e paekuivok se drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë i jashtëm nga prokuroria.
Nëse është version i Byrosë nën prokurorinë siç e parashikon Venecia në rekomandimin e saj 90. Nëse po i janë përgjigjur ftesës tone, i përgëzojmë dhe jemi gati të bashkojmë votat tona që nesër. Nëse jo, atëherë ky është një truk për të fituar kohë dhe për ti hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkombëtare. Të njëjtën lojë është përpjekur të bëjë dhe me reformën në drejtësi”
Sigal