Byroja e Hetimit, Vasili: Proces konsensual, merr zgjidhje shqetësimi i PD. Të ngrihet sa më parë struktura

522
Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialist për Integrim, Petrit Vasili, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Duke u shprehur se procesi për këtë projektligj është konsensual, Vasili në një deklaratë për mediat vuri theksin tek ngritja e kësaj strukture. Deputeti Vasili u shpreh se kjo strukturë duhet të fillojë të funksionojë sa më parë, në mënyrë që të marrin përgjigje, sipas tij, shqetësimet e ngritura nga të gjitha palët politike në vend.
“Është për t’u përshëndetur ky vendim. Ky draft ka patur mbështetjen e ODAT. Mënyra sesi eci ligji, realizoi një proces gjithëpërfshirës dhe konsensual. Në këtë mënyrë merr zgjidhje, edhe një kërkesë e opozitës për miratimi e këtij projektligji. Kjo strukturë duhet të fillojë sa më parë nga puna, pasi objektivat që ligji ka, kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme, që në këtë mënyrë do të marrin përgjigje.
Ky proces gjithëpërfshirës, që i dha përgjigje kërkesave të gjithë forcave politike, është për t’u përshëndetur në mënyrë të veçantë. Kjo rrugë konsensualiteti është me rëndësi të na prijë edhe në çështje ët tjera, siç është edhe reforma në drejtësi. Ka pasur interes të përbashkët të opozitës dhe mazhorancës për të ecur përpara me këtë çështje. Problemi kryesor tani mbetet fillimi i funksionimit të strukturës sa më parë. Ne mbështetim plotësisht draftin e miratuar në mbledhjen e qeverisë”, tha deputeti Vasili.
Sigal