Basha apel qeverisë: Merrni urgjentisht masat, siguroni vaksinën e gripit falas për gjithë popullsinë në vjeshtë

260
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të marrë menjëherë urgjentisht masat për të siguruar vaksinën e gripit falas për gjithë popullsinë në vjeshtë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Me një situatë pandemie që fatkeqësisht rëndohet përditë, ne duhet të marrim të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin.

Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtes së maskës dhe higjenës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet te marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë covid-19.

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithcka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve!