Bardhi përplaset me policinë: Çfarë bëni në oborrin e PD, në zyrën time?/ Oficeri: Na thirrët ju…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me forcat policore të ndodhura në ambjentet e selisë blu, duke iu kërkuar llogari për qëndrimin e tyre aty.

Një nga oficerët e policisë i ktheu përgjigjie duke u shprehur se i kanë thirrur vetë pas incidenteve të ndodhura sot.

Sigal

Bardhi replikoi duke thënë se policia ka mbërritur 47 minuta pasi është njoftuar dhe se ata janë thirrur për të mbrojtur jetën e deputetëve.

Më tej ai shtoi se forcat policore nuk kanë të drejtë të rrinë në oborrin e partisë Demokratike dhe as në zyrën e tij.

Pjesë nga biseda:

Bardhi: Pse janë shoqëruar në komisariat anëtarë të Këshillit të Partisë demokratike, ata kanë qenë në mbledhje pune?

Polici
:Akoma nuk e keni të qartë? Rrethanat e gjithë ngjarjes sot

Bardhi: Cilat rrethana? Për cfarë po qëndron këtu?

Cila është puna juaj, cfarë po bëni në oborrin e PD? Pse jeni në një pronë që nuk mund të hyni?

Oficeri i policisë: Ta shpjegova.

Bardhi: Pse jeni në zyrën time të punës? Ju nuk ikni kur doni ju. E kam kërkuar policinë për të mos rrezikuar jëtën e deputetëve, ka mbërritur pas 47 minutash.