Bardh Spahia: Shtëpia e Lirisë arrin fitore të padiskutueshme në Shkodër

214
Sigal

Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër,  Bardh Spahia, i ftuar në një emision, deklaroi se Shtëpia e Lirisë do arrijë fitore të padiskutueshme në Shkodër.

Spahia thekson se të gjithë demokratët e Shkodrës do të votojnë Shtëpinë e Lirisë, sepse e dinë se idealet demokratike janë pikërisht në këtë koalicion.

“Në Shkodër, fitorja do jetë e padiskutuar e Shtëpisë së Lirisë. Shifrat flasin që fitorja do jetë absolutisht e Shtëpisë së Lirisë. Sa i përket rivalit, objektivi kryesor do jetë fitorja mbi Edi Ramën. Ne e kemi garën ndaj Ramës dhe përfaqësuesve të kësaj maxhorance, fitorja do jetë shumë bindëse. Primaret janë realizuar nën dritën e kamerave, jo vetëm lokale, por edhe kombëtare si Syri, që kanë qenë non stop në lidhje direkte, ku janë shprehur me votë të fshehtë për kandidatin e tyre për Bashkinë e Shkodrës.

PD nuk është sigël, PD është frymë e ideale, PD është e përbërë nga demokratë, anëtarësi dhe mbështetës. Shkodranët e dinë se kush përfaqëson PD-në. PD nuk është logo, logo është teknitalitet, qytetarët shkodranë do bëjnë diferencën me votë, duke treguar se kush janë opozitarët e vërtetë të kësaj qeverie”, deklaroi Spahia.