Banorët e Zharrëzës presin Gramoz Ruçin me protesta, nuk duan fushatë por dëmshpërblimet e premtuara

483
Një incident i ka ndodhur sot sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Gramoz Ruçi i cili është duke bërë fushatë në Fier. Ruçi u prit me protesta e tabela nga banorët e Zharrëzës. 

Kujtojmë se në muajin shkurt këta banorë marshuan drejt Tiranës dhe kaluan netë në qiell të hapur përpara Ministrisë së Energjitikës. Ata ende kërkojnë që të dëmshpërblehen për shkatërrimin e banesave të tyre, të shkatërruara nga Bankers Petroleum. Siç edhe duket, Ruçi është përfshirë në këtë situatë të pakëndshme për të, për shkak se nuk janë dhënë dëmshpërblimet e premtuara.

“Nuk ka vota pa dëmshpërblime”, thuhet në pankarta.

Banorët dhe grevistët e Zharrëzës, pasi udhëtuan mbi 125 kilometra në këmbë, nuk u lejuan që të ngrenë çadra para dyerve të ministrisë.
Edhe pse nuk u lejuan që të ngrenë çadrat, banorët e Zharrëzës protestën e tyre e zhvilluan në qiell të hapur dhe mesa duket ata ende nuk kanë hequr dorë nga kauza e tyre. 
Sigal