Banorët e Gramshit: Sot do protestojmë para Ramës në Elbasan

494
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Banorët e Gramshit, peticion qeverisë për ndertimin e HEC-it. Përshkallëzohet protesta e qytetarëve të njësisë Kukur”


Vazhdojnë veprimet korruptive të Kryetarit të Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe. Treqind qytetarë të njësisë bashkiake, Kukur, në qytetin e Gramshit, rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm sepse Kryetari i Bashkisë, Klodian Taçe dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Greta Lena, bëjnë kompromis dhe miratojnë një HEC, për interesa korruptive, pa marrë mendimin e qytetarëve, në kundërshtim me vendimin e Kryeministrit. Peticioni me mbi 300 firma i është drejtuar, Kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrit të Turizmi dhe Mjedisit, Bleni Klosi, drejtuesit politiki të Qarkut Elbasan, Taulant Balla, deputetit të zonës, Anastas Angjeli, Kryetarit të Bashkisë Gramsh Klodjan Taçe, si dhe Prefektit të Qarkut Elbasan, Klevis Xhoxhi. Me anë të këtij peticioni qytetarët kërkojnë anullimin e Vendimit Bashkiak të Bashkisë Gramsh, me Nr.1 datë 05.02.2021 dhe ndërtimin e dy hidrocentraleve nga shoqëria “ROVES ENERGY” sh.p.k. Në rast të kundërt protesta do të përshkallezohët dhe qytetarët e kësaj zone, në ditët në vijim do të protestojnë dhe ngujohen përpara Bashkisë së qytetit, si dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu ata shprehen se SPAK hesht për gjëmat e Krytarit të Bashkisë Gramsh, që mbahen penga nga Prokuroria e Elbasanit siç janë:
– Tenderi i makinerive në bashkinë Elbasan
– Tenderi i rrugës së Cekinit
– Tenderi i trotuarit në Nja Pisha
– Tenderi për aksesin e internetit
– Trefishimi i shpenzimeve për karburant në krahasim më një vit më parë.

Kush është shoqëria “ROVES ENERGY” ?
Shoqëria “Roves Energy” sh.p.k, është një shoqëri e themeluar vetëm 4 muaj përpara miratimint paraprak nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk kishtë kontrata të ngjashme të mëparshme, nuk kishte kapitalin e mjaftueshëm, nuk kishte pasqyra audituese për 3 vitet e fundit sipas përcaktimeve të nenit 7 pika gj e kësaj VKM. Për këto shkaqe Ministria duhet ta kishte refuzuar këtë Shoqëri për t’i dhënë miratimin për këto shkaqe të cilat në dukje janë formale por Këshillimi i Ministrave i ka gjykuar të aryeshme dhe janë të drejta pasi këto janë investime të rëndësishme të cilat sjellin impakt në komunitetin e Njësisë Administrative Kukur dhe më gjerë. Fillimisht Shoqëria, së bashku me Bashkinë Gramsh erdhën në qendër të fshatit Kukur për të informuar komunitetin lidhur me ndërtimin e këtyre heceve, në vendin e quajtur Rovje. Banorët në unanimitet i përzunë ata, duke u shprehur se ishin kundër çdo hec-i, që do të ndërtohej në krye të fshatit, pasi rrezikon tokën, të mbjellat dhe ekzistencën e komunitetit të tyre, e për këtë, të revoltuar nga debati e sherri i përzunë nga aty, madje turma u afrua të përmbystje mjetin tip fuoristradë me të cilin ata kishin udhëtuar.

Kërkesa që i bënë qytetarët autoriteteve shtetërore
Të revoltuar nga mungesa e transparencës, informimit dhe përfshirjes në vendimmarrje, banorët i kërkuan autoriteteve t’u japë zgjidhje problemit të tyre.
Në shkresën Nr.2577, Prot., datë 15.07.2020, Kryetari i Bashkisë Gramsh i është drejtuar Këshillit Bashkiak Gramsh me lëndë “Relacion për Heqjen nga Fondi Pyjor e Kullosor publik të Sipërfaqeve Pyjore e Kullosore për Ndërtim e Operim të “Hidrocentralit Roves 1&2” nga Shoqëria “Roves Energy” sh.p.k”. Në këtë shkresë cilësohet se: “Me anë të këtij relacioni i kërkojmë Këshillit Bashkiak të miratojë vazhdimin e procedurave të heqjes së sipërfaqes prej 0.41 ha (për veprat e marrjes + dekantuetis, bazenet e presionit dhe godinat e Hece-ve) të ekonomisë pyjore “Rove” (pjesa ekonomike Rove), dhe janë në pronësi të Bashkisë Gramsh (Njësitë Administrative “Kukur”), i cili do të ndërtohet nga Shoqëria “Roves Energy” sh.p.k. Bashkëngjitur këtij relacioni ndodhet Raporti-Teknik “Mbi studimin tekniko-ekonomik për dhënie në përdorim/heqje të sipërfaqeve të fondit pyjor dhe kullosor, në pronësi publike të Bashkisë Gramsh”, për ndërtimin e operim të Hec “Roves” 1&2 nga Shoqëria “Roves Energy” sh.p.k”. Këshilli Bashkiak Gramsh më shumicë të votave nuk e miratoi propozimin e Kryetarit të Bashkisë Gramsh për miratimin dhe vazhdimin e procedurave  të heqjes nga fondi pyjor të sipërfaqes 0.41 ha për ndërtimin e heceve nga Shoqëria “Roves Energy” sh.p.k.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Gramsh ka vepruar në kundërshtim me Ligjin “Nr. 139/2015 për vetëqeverisjen vendore”, duke futur në mënyrë krejtë të papritur dhe pa infromuar të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Gramsh më shumicë të votave nuk e miratoj propozimin e Kryetarit të Bashkisë Gramsh, kryetaria e Këshillit Bashkiak Gramsh, Greta Lena rifuti në rend dite për miratim  të propozimit me shkresën Nr.2577, Prot., datë 15.07.2020 të Kryetarit të Bashkisë Gramsh me lëndë “Relacion për Heqjen nga Fondi Pyjor e Kullosor publik të Sipërfaqeve Pyjore e Kullosore për Ndërtim e Operim të “Hidrocentralit Roves 1 & 2” nga Shoqëria “Roves Energy” sh.p.k”.

Vendimi i Këshillit Bashkiak
Këshilli Bashkiak Gramsh në mbledhjen e datës 29.01.2021, pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Kryetari i Bashkisë dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor vendosi:
– Miratimin për vazhdimin e proçedurave të heqjes nga fondi pyjor të sipërfaqes pyjore prej 0.241 ha (për veprat e marrjes+dekantuesit, bazenet e presionit  dhe godinat e Heceve) që do të ndërtohet nga shoqëria “ROVES ENERGY” sh.p.k, fond pyjor/kullosor që ndodhet në territorin administrativ të Bashkisë Gramsh.
– Shprehja e dakortësisë do t’i dërgohet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vijimin e proçedurave ligjore të heqjes nga fondi pyjor/kullosor
– Ngarkohet për zbatimin e e këtij vendimi Kryetari i Bashkisë dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor si strukturë përgjegjëse për pyjet dhe kullotat pranë Bashkisë Gramsh.
– Ky vendim hyn në fuqi pas konfirmimit nga Prefekti i Qarkut Elbasan.