“Banka e Ramës, me garanci 500 milionë dollarë në Moskë”

573
Ish-kryeministri Berisha akuzoi se një bankë shqiptare, pranë familjes së kryeministrit, mbështetet nga një fond 500 milionë euro në Moskë. Berisha tha se paratë ruse janë përdorur për largimin e tij nga pushteti në vitin 2013. 

Ka akuza për lidhje dhe financim rus të PD-së?
“Në interesin gjeostrategjik, dy kanë qenë pikat e mjaltit më të kërkuara të tyre, Dardanelet dhe Durrësi. E gjithë dashuria gjenetike e Rusisë me Serbinë, ka qenë për Durrësin dhe kjo ka qenë e njohur. Natyrisht nuk mund të them se këto do të mbeten siç kanë qenë, por përsëri janë. Faktori shqiptar është më antirusi në Ballkan. Mother Xhorxh që është financuar nga Sorosi, gjeti për të akuzuar PD-në për pro ruse. Së pari, shumë mirë që ka një hetim. Së dyti, një herë dhe njëmijë herë po të hetohet nuk do të gjendet asnjë kontakt i PD-së me asnjë faktor rus, nuk do të gjendet asnjë kontratë, sepse nuk ekziston dhe nuk gjendet një euro, një qindarkë financim rus tek PD. Qëllimi është për të maskuar këtu, se ku është influenca ruse. Para ruse u përdorën kundër Sali Berishës në 2013-n”.

Kjo po thuhet për herë të parë. Kur janë përdorur në 2013?
“Së dyti, nafta shqiptare…zbarkuan kompanitë ruse, morën atë që morën dhe ikën. Së treti, ka një bankë këtu, me rrënjë dhe lidhje me parajsa fiskale, e përjashtuar totalisht nga ligji shqiptar me një fond në Moskë prej 500 milionë dollarë dhe që po blen një nga një bankat në Shqipëri. Bankat greke po i blen kjo. Edhe Tirana Bank do të blihet. Në këtë bankë, e cila është bërë me flatra, shkon zonja Rama në kundërshtim me ligjet. Banka është e familjes Rama, nga ku çohen në parajsa fiskale qindra milionë euro”.
Tiranën e vizitoi edhe Kirili…

“Edi Rama e dinte që ai e kishte vizitë politike dhe jo kishtare”.

Çfarë mesazhi mund t’i çonte Ramës Putini?
“Fuqia korruptive ruse ka kufi vetëm qiellin. Mos e harroni këtë. Ai u prit jo si nga kryeministri i një vendi pluri-religjioz, por u prit sikur Kryeministria të ishte një kishëz ortodokse. Nuk ka rastësi në protokolle. Mediat nuk u ndalën tek kjo. Ai nuk shkoi për të bekuar Edi Ramën. Ai e di se Edi Rama është i pafe. Mund të jetë bërë mysliman tani. Ky e shndërroi zyrën sikur po e priste në Kishë”.
Sigal