Banditët përgjakin qytetarët, kryeqeveritari u bëhet avokat

348
Sigal

Në Korçë militantët e PS-së, dhunojnë edhe Ilir Vrenozin, kritikun e kryeministrit Rama. Pas aksidentit me fëmijën dhe mbrojtjen që kryeministri i bëri ngjarjes, shpërthen gazetari Piro Nase: O nekrofil, çfarë epiteti të të vendos ty, unë? Isha prezent, fëmija u shtyp nga autoambulanca dhe jo fëmija ‘shtypi’ autoambulancën, siç e dhe pretencën në emër të prokurorit, një ditë para vendimit të gjykatës. Ambulanca ishte me 140 km në orë duke marrë klientin e radhës, për ta dërguar në doganën e Kakavijes, kundrejt eurove

Banda e PS-së  në Korçë, pas Gjergji Thimios, dhunojnë  edhe Ilir Vrenozin

Bandat e PS-së e kanë marrë situatën në dorë në Korçë dhe dhunojnë këdo që kritikon Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Vetëm pak kohë më parë, kunati i Niko Peleshit dhunoi koleksionistin Gjergji Thimio. Ende ndaj dhunuesit të koleksionistit nuk ka ndonjë lajm nga Policia e Shtetit, nëse reagoi, apo pas heshtjes së saj, fshihet urdhëri politik i PS-së. Por duket se një tjetër person publik anti-Ramë është dhunuar në Korçë. Bëhet fjalë për korçarin e famshëm kritik ndaj qeverisë, Ilir Vrenozin. Burimet kanë bërë të ditur se Vrenozi është dhunuar dhe qëlluar me grushte, ndërsa ka pësuar hematomë në syrin e djathtë. Fotot janë bërë publike nga një mik i Vrenozit, pasi ai vetë nuk është prezent në rrjetet sociale, pasi është i bllokuar.

Po Policia e Shtetit ku ishte? Pse nuk shoqëroi autoambulancën, nëse kishte urgjencë? Apo çonte klientë në Kakavi, kundrejt pagesës? 

Sali Berisha: Shpërthen gazetari guximtar Piro Nase ndaj Edvin Kristaq Xhelatit, vrasësit të voglushit 10- vjeçar në Kakavi!

Ish- kryeministri Berisha, duke marrë shkak nga një postim i një gazetari, të cilin e shpërndan në rrjetin e vet social,  për ngjarjen e dhimbshme të humbjes së jetës të një vogëlushi 10- vjeçar, shkruan se Edi Rama është vrasës për së dyti herë. Reagimi i ish -kryeministrit Berisha:  “Gazetari i ‘Report TV’, Ramës: O maskara, o qelbësirë, isha aty. Ambulanca …” I ashpër dhe i drejtpërdrejtë gazetari i “Report Tv” në Gjirokastër, Piro Nase, ndaj Edi Ramës. Me një postim në Facebook, Nase si dëshmitar okular në aksidentin tragjik, shkruan se ishte autoambulanca që përplasi fëmijën dhe nuk ishte fëmija që përplasi autoambulancën. Nase lëshon dhe një akuzë të rëndë, duke u shprehur se ambulanca ishte me 140 km në orë duke shkuar e duke marrë klientin e radhës, për ta dërguar në doganën e Kakavijës, kundrejt eurove. Reagimi i ashpër i gazetarit Piro Nase: “O nekrofil, o maskara, o qelbësirë o çfarë epiteti të të vendos ty unë? O halè, po fëmija u shtyp nga autoambulanca dhe jo fëmija ‘shtypi’ autoambulancën siç e dhe sot pretencën në emër të prokurorit, një ditë para vendimit të gjykatës. O plehrë,  po unë isha aty, o fundërrinë dhe e pashë që makina e spitalit ishte me 140 në orë se nxitonte të merrte klientët e radhës për t’i çuar në Kakavije kundrejt eurove. Ne nga Jugu, kur duhet të mallkojmë dikë, kemi një shprehje që ty të vjen për shtat:  ‘të hëngsha drekën’!”