Babëzia e pushtetarëve/ Shqiptarët përballen me vështirësi për të siguruar jetesën, qeveria bënë tender 800 milion lekë për pelena, brisqe, dezifektantë e aromatizues për zyrat e pushtetit

180

E ndërsa shumica e shqiptarëve varfërohen dhe çdo ditë përballen me vështirësi për të siguruar jetesën, ka një kategori personash, që përfitojnë në kurriz të taksave të tyre lukse deri tek letra higjienike

Sigal

Shqiptarët po varfërohen dita ditës, teksa janë rritur çmimet e shportës dhe shërbimeve bazë për “mbijetesë”. Kur konsumatorët janë detyruar të paguajnë fatura të larta të dritave dhe ujit, në të cilat përfshihen edhe taksa, të cilat nuk përkthehen në shërbime për qytetarët, karburanti po shkon në kufijtë e 200 lekë për litër.

E ndërsa shumica e shqiptarëve varfërohen dhe çdo ditë përballen me vështirësi për të siguruar jetesën, ka një kategori personash që përfitojnë.

Dhe përfitimi shkon në kufinjtë e abuzimit. Dokumentet tregojnë mbi një tender, për të cilin shqiptarët do të paguajnë 700 mijë USD. Një shifër jo e vogël, e cila do të përdoret nga institucionet për të blerë materiale pastrimi për zyrat dhe ambientet ku qëndrojnë.

Sipas dokumenteve, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tender me objekt “blerje Materiale Pastrimi e ndarë në 3 lote”. Loti i parë është blerje detergjent, dezinfektant dhe aromatizues. Ndërkohë, loti i dytë është blerje materiale të ndryshme për pastrim dhe i treti blerje materiale të nevojshme për mbrojtjen personale. Pra, edhe materiale për mbrojtje personale. Në dokumente thuhet se fondi limit për këtë tender është plot 66.183.974 lekë, ose mbi 700 mijë USD me TVSH. Krahas fondit, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara kërkon edhe letra cilësore, ambalazh të mirë. Në dokumentet shoqëruese, thuhet se produktet duhet të jenë të sigurta, në kushte normale ose të arsyeshme, përfshirë kohëzgjatjen sipas rastit dhe kërkesat për vendosjen në treg.

“Produktet nuk duhet të paraqesin ndonjë rrezik ose duhet të paraqesin vetëm një shkallë minimale rreziku të pajtueshëm me përdorimin e produktit, që vlerësohet i pranueshëm dhe në përputhje me nivelin e lartë të mbrojtjes e të sigurisë së personave”, -thuhet në këto dokumente.

Sipas tyre, produktet e materialeve të pastrimit duhet të jenë sa më ekologjike, pak të dëmshme për ambientet dhe jo alergjike ndaj personave, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me to. Më tej, agjencia kërkon edhe furçë dhëmbësh, ndërkohë që letra higjienike duhet të jetë “e paketuar me rulon”. Gjithashtu, peceta me mikrofibër.