Në realitet, asnjë avokat nuk guxon të hyjë në zyrat e prokurorëve të Elbasanit.
Ata trajtohen si të padëshiruar, ndërsa prokurorët sillen si autoritete të pakontrollueshme që s’pranojnë transparencë. Kjo nuk është më prokurori – është organ represiv, që shkel hapur Ligjin nr. 97/2016, Kodit e Procedurës Penale dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Avokati Myftar Rusta
Prokuroria e Elbasanit – rikthimi i Hetuesisë së PPSH-së: dëbon avokatët dhe shkatërron të drejtën për mbrojtje.
Në hyrje të Prokurorisë së Rrethit Elbasan, çdo qytetar dhe avokat përballet me këtë njoftim të ngjitur në derë:
NJOFTIM
Njoftohen të gjithë qytetarët, avokatët të cilët kanë për të dorëzuar kërkesa/akte pranë zyrës së protokollit, orari i depozitimit të tyre është çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 12:00 – 13:00.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Në pamje të parë ky tekst duket formal, por në thelb është njoftim përjashtimi.
Në Prokurorinë e Elbasanit, avokatët nuk pranohen, nuk u jepet asnjë akt, dëbohen nga zyrat dhe komunikimi me prokurorët është i ndaluar.
Në praktikë, çdo kërkesë e tyre merret vetëm nga roja e portës, jo nga administrata.
Kështu, organi i akuzës është shndërruar në një godinë të mbyllur dhe të frikshme, ku drejtësia nuk zbatohet, por kontrollohet.
Në Elbasan ndodh që avokati të paraqitet në sallën e gjyqit pa asnjë copë letër, pa akte, pa prova, sepse prokuroria refuzon t’ia vërë në dispozicion dosjen, megjithëse është e detyruar me ligj.
Në mënyrë kategorike, asnjë avokat nuk merr përgjigje, nuk njoftohet për veprimet procedurale, dhe shpesh përballet me prokurorë që sillen si hetues të PPSH-së: me roje sigurie, me zarfa “top sekret” në dorë dhe me një arrogancë që përjashton çdo dialog.
Në realitet, asnjë avokat nuk guxon të hyjë në zyrat e prokurorëve të Elbasanit.
Ata trajtohen si të padëshiruar, ndërsa prokurorët sillen si autoritete të pakontrollueshme që s’pranojnë transparencë. Kjo nuk është më prokurori – është organ represiv, që shkel hapur Ligjin nr. 97/2016, Kodit e Procedurës Penale dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Nëse shikon statistikat, gjithçka bëhet e qartë:
në shumicën e dosjeve penale përsëriten dy nene –
neni 291, për “qarkullim pa dokumente të rregullta”,
dhe neni 130/a, për “dhunë në familje”.
Ndërsa për të mbajtur shifrat “aktive”, qytetarët provokohen për lëndë narkotike, arrestohen në mënyrë të organizuar dhe mbushen autobuzë të tërë me qytetarë viktima – vetëm për të treguar se “po punohet”.
Prokuroria e Elbasanit nuk përfaqëson më interesin publik, por një sistem arbitrariteti, që mban peng qytetarët dhe përjashton mbrojtjen ligjore.
Ky institucion nuk funksionon më si organ i akuzës brenda shtetit të së drejtës.
Kjo prokurori duhet të shkrihet.



















