Avokati i Popullit bën thirrje për aplikime për anëtar të Komisionit të Shoqërisë Civile

411
Avokati i Popullit bën thirrje për aplikime për anëtar të KOMISIONIT TË SHOQËRISË CIVILE , që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR, si dhe në KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË. 
Avokati i Popullit, në përmbushje të detyrimeve ligjore për Reformën në Drejtësi ka bërë publike thirrjet për kandidimet për anëtar të KOMISIONIT TË SHOQËRISË CIVILE , që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR, si dhe në KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË. 
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani vlerëson se Reforma në Drejtësi ka rëndësi jetike për shqiptarët dhe si e tillë të gjithë duhet të bëhemi pjesë e saj. “Është koha e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Është koha e shoqërisë civile. Është një moment kthese për Atdheun tonë”, shprehet z. Totozani, duke theksuar se “Reforma në Drejtësi është kushti thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për zhvillimin e Shqiperise në tërësi”.
Për të gjithë informacionet e nevojshme vizitoni faqen zyrtare www.avokatipopullit.gov.al. Bashkangjitur gjeni edhe formën e aplikimit si dhe kriteret që duhen permbushur për këto pozicione, aplikimi per te cilat mbyllet me dt. 8 Shkurt 2017.
Thirrje për shprehje interesi
Për anëtar të komisionit të shoqërisë civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor
Në përputhje me parashikimet e bëra në pikën 10, të nenit 56, të Ligjit nr.115/2016 datë 3.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Avokati i Popullit shpall thirrjen për shprehje interesi për anëtar të komisionit të shoqërisë civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Shprehja e interesit, duhet të paraqitet nga organizatat e shoqërisë civile brenda një afati 7 ditor nga dita e publikimit dhe njoftimit të kësaj thirrjeje, dhe duhet të përmbajë dokumentacionin origjinal, ose të noterizuar, që vërteton plotësimin e kritereve ligjore të parashikuara në pikën 1, të nenit 54, të Ligjit nr.115/2016 datë 3.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku përcaktohet se:
“Kuvendi zgjedh 1 anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga anëtarët e organizatave të shoqërisë civile, të regjistruara sipas legjislacionit përkatës, të cilët punojnë në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut dhe që kanë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën 5 vitet e fundit”, si dhe ato të parashikuara në pikën 10, të nenit 56, të po këtij ligji.
Shprehja e interesit dhe dokumentacioni përkatës sipas kërkesave ligjore, duhet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë:
– Pranë institucionit të Avokatit të Popullit në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte; ora: 08:30-16:30. Në këtë rast, kandidati për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë Gjyqësor, regjistrohet në regjistrin e protokollit të Avokatit të Popullit, si dhe pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.
– Përmes kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Institucioni i Avokatit të Popullit, Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda afatit 7 ditor nga dita e publikimit dhe njoftimit të kësaj thirrjeje, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
– Me kërkesën për shprehje interesi bashkëngjitur dokumentacionin përkatës, sipas kërkesave ligjore përmes postës elektronike në adresën: [email protected] Institucioni i Avokatit të Popullit konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Thirrje për shprehje interesi
Për anëtar të komisionit të shoqërisë civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Në përputhje me parashikimet e bëra në pikën 10, të nenit 154, të Ligjit nr.115/2016 datë 3.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Avokati i Popullit shpall thirrjen për shprehje interesi për anëtar të komisionit të shoqërisë civile, që do të kryejë verifikimin paraprak të kandidaturës për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Shprehja e interesit, duhet të paraqitet nga organizatat e shoqërisë civile brenda një afati 7 ditor nga dita e publikimit dhe njoftimit të kësaj thirrjeje, dhe duhet të përmbajë dokumentacionin origjinal, ose të noterizuar, që vërteton plotësimin e kritereve ligjore të parashikuara në pikën 1, të nenit 54, të Ligjit nr.115/2016 datë 3.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku përcaktohet se:
“Kuvendi zgjedh 1 anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga anëtarët e organizatave të shoqërisë civile, të regjistruara sipas legjislacionit përkatës, të cilët punojnë në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut dhe që kanë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën 5 vitet e fundit”, si dhe ato të parashikuara në pikën 10, të nenit 154, të po këtij ligji.
Shprehja e interesit dhe dokumentacioni përkatës sipas kërkesave ligjore, duhet duhet të dorëzohen në një nga format e dhëna më poshtë:
– Pranë institucionit të Avokatit të Popullit në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte; ora: 08:30-16:30. Në këtë rast, kandidati për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, regjistrohet në regjistrin e protokollit të Avokatit të Popullit, si dhe pajiset me një dokument që vërteton numrin e aplikimit, datën dhe listën e dokumenteve të paraqitura.

Sigal