Av. Kujtim Cakrani: Dhunimi i bustit të patriotit Mit’hat Abdyl Frashërit vepër penale

117
Sigal

Shkatërrimi i bustit të patriotit Mit’hat Abdyl Frashërit, është vepër penale. Dhunimi varreve, hynë në kategorinë e atyre veprave që në kodin penal dënohet me burgim. Dhunimi varreve apo kujtimi një të vdekuri është i dënueshëm edhe moralisht. Shqiptarët se kanë patur zakon dhunimin e varreve apo kujtimin e një të vdekuri, por kjo traditë shekullore u prish në vitet 40. Fillimet e dhunimit të varreve apo kufomave janë në vitin 1943, vit kur në Shqipëri nisi lufta civile apo vëlla vrasëse ku komunistët shqiptarë nën regjinë e emisarëve Jugosllav kryenin masakra ndaj popullatës dhe kundërshtarëve dhe kufomat pasi i masakronin i zhduknin pa lënë gjurmë. Në vitet 1945 me marrjen në dorëzim të qytetit të Beratit, komunistët zhvarrosën ish kryeministrin e viteve 20, patriotin brilant Aziz Pash Vrionin dhe kokën e tij tashmë kafkë e gjuanin me shkelma si top futbolli, ndërkohë që eshtrat ja hodhën në lumin Osum. Kështu nisën hakmarrjet e komunistëve ndaj patriotëve shqiptarë, në vitet 50″ pasi shkatërruan me tritol Tylben 300 vjeçare të Familjes Cakrani, ku gjendeshin eshtrat e  varrosur të disa brezave, ku i fundit ishte në vitin 1942, Firmëtari i Pavarësisë Hajredin Bej Cakrani, me traktor e pluguan vendin dhe banorët shikonin si shërmoqeshin eshtrat. Kjo lloj barbarie komuniste vazhdoi përgjatë gjithë pushtetit të tyre ku dhunimi i varreve dhe kufomave ishte tashmë një mënyrë propagande për “armiqtë e popullut”, shumë shtetas të dënuar politikë gjatë regjimit barbar komunist që ndërronin jetë në burgje apo kampe nuk ju jepeshin familjarëve, por ata varroseshin nga autoritetet në afërsi të vendit ku vuanin dënimin apo hidheshin si “kafshë” e ngordhur në humnerë si ushqim për egërsirat. Një tjetër barbari ishte ajo e dhunimit të varreve të 4 katër ish Vezirëve nga familja e madhe Vlora që kishin shërbyer në perandorinë Osmane dhe që eshtrat e tyre preheshin në vendin e tyre Kaninë, Vlorë. Në vitin 1986 eshtrat e tyre u nxorën nga varret tashmë të shkatërruar dhe u hodhën në një përrua poshtë fshatit Kaninë. Pra në Shqipërinë e zaptuar prej kriminelëve nuk kishte më respekt për varret dhe kufomat, sepse armiku duhej luftuar edhe në varre ishte parrulla e partisë. Këto akte barbare të dhunimit të varreve shqiptarëve nuk ja kanë bërë as pushtuesit e shumtë që kanë kaluar këtej, kjo është një projekt dhe zbatim i komunistëve shqiptarë pasi ata urrejnë çdo kundërshtar politikë.