Av. Cakrani: Shoferët bëjnë pazaret e pista të ministrave dhe drejtorëve

64
Sigal

Avokati, Kujtim Cakrani ka theksuar se ne jetojmë në shtetin e shoferëve dhe bodigardëve, pasi ata bëjnë pazaret e pista për shefat e tyre.

Cakrani deklaroi se:

“Duhet të kuptojmë se kemi pasur dhe më parë raste të tilla kur ishte shoferi i kryetares së kuvendit, i cili kishte tarifën 5 mijë euro gjobë për vende pune. Ka pasur shoferët ose bodigarët e Tahirit që merreshin me trafik droge e sot janë të arrestuar.

Kemi pasur raste të tjera të shoferave të ministrave dhe drejtorëve të policisë, shoferët janë shumë të rëndësishëm në publik pasi bëjnë pazaret e shefave të tyre.

Ka pasur një drejtues të policisë në Vlorë ku u arrestua së bashku me shoferin pasi merrej me trafik dhe bënte pazare. Ky është një shtet shoferësh dhe janë personazhe, të cilët kryejnë pazaret e pista të shefave të tyre.”