Ja çfarë fshihet pas “tymit të bardhë” nga oxhaku i Kuvendit për marrëveshjen mes partive për Kodin Zgjedhor, nga kapja e KQZ te mos bërja publike e minimarrëveshjes, për ruajtje të statusit dhe përbërjes aktuale të KAS, të pandryshuar deri më tani dhe zgjatjen e mandatit me 5 vite?? !
Është e habitshme që forcat/politike dialoguese, apo aktorët e tyre prezent në këto tryeza politike edhe pse duket qartë që kanë diskutuar jo pak për këtë temë, as nuk e kanë përmendur fare atë !Po pse, dhe cfarë është kjo marrëveshje e reflektuar në ndryshimet më të fundit të Kodit Zgjedhor?
Pra e thënë thjesht gjithkush tenton të ketë njeriun e vet, apo të jetë sa më afër apo me ndikim ndaj atij që zgjidhet si anëtar jo vetëm i KQZ, por kryesisht, ky oreks shfaqet për gjithë organet e tjera të administratës shtetërore apo atyre të pavarura dhe kushtetuese, përfshi dhe të qeverisjes apo vet sistemit të drejtësisë. Gjithëkush do njeriun e tij në drejtim të tyre.
Kodi Zgjedhor është një nga ligjet e shkruara më keq në Republikën e Shqipërisë. Veç ta lexosh të merren mend, gjithëmonë po ke mend, se po s’ke nuk ka çtë merren.
Kjo sepse është rezultat i lloj lloj interesi politik të dakordësuar. Forcat politike që bashkarisht kanë mundësinë ta votojnë në Kuvend, përpara se të dakordësojnë vullnetin e tyre, paraprakisht brenda forumeve apo organeve të tyre drejtuese, diskutojnë se cilat janë realisht interesat politikë që duhet të mbrojnë dhe në varësi të këtyre interesave kanë hapësirën e diskutimit dhe arritjes së një marrëveshje në tryezë me palën tjetër.
Jo vetëm kaq, por brenda interesit politik sipas vendimeve partiake, diskutimet në tryezat politike, në tavolina dialogjesh, marrëveshjesh, e këshillash, a ku e di unë çfarë tjetër, është e natyrshme që diskutimi të përfshijë dhe të udhëhiqet edhe nga një qasje subjektive, shtytje apo tërheqje të interesave thellësisht individuale të aktorëve përfaqësues/diskutantë, të cilët nisur nga dëshira e pakufizuar dhe subjektive për të dominuar personalisht mbi anëtarësinë e institucioneve që krijohen apo zgjidhen sipas Kodit Zgjedhor, pra KQZ.
Pra e thënë thjesht gjithkush tenton të ketë njeriun e vet, apo të jetë sa më afër apo me ndikim ndaj atij që zgjidhet si anëtar jo vetëm i KQZ, por kryesisht, ky oreks shfaqet për gjithë organet e tjera të administratës shtetërore apo atyre të pavarura dhe kushtetuese, përfshi dhe të qeverisjes apo vet sistemit të drejtësisë. Gjithëkush do njeriun e tij në drejtim të tyre. Është e dukshme, dhe e provuar kjo qasje politike.
Pavarësisht se aktorët apo dhe anëtarët e këtyre organeve të KQZ e trajtojnë veten si pjesë e një intitucioni të pavarur, realisht duke lexuar këtë nen, ata janë aty si rezultat i një dakordësie politike në propozimin e zgjedhjen e tyre, dhe që në veprimtarinë vendimarrëse të tyre shtyjnë apo tërheqin në mbrojtje apo në sulm vetëm interesa politik të partive që i kanë propozuar e zgjedhur.Duke vërejtur mënyrën se si janë zgjedhur me ligj, kjo duket e pranueshme për një institucion të pavarur.
Por përkundër këtyre interesave, politikë, ekomonikë, individual për influencim/dominim, ajo çfarë partitë politike shfaqin në media/publik, është një qasje krejt tjetër.
Psh, gjithmonë reklamohet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, apo diskutimet politike për reformë zgjedhore, që prekin ligjin më të rëndësishëm, përmes të cili formalizohet procedurialisht vullneti i sovranit shprehur me votë për zgjedhjen e përfaqësuesve që do të drejtojnë vendin për një periudhë të caktuar, reklamohenlt sikur këto ndryshime bëhen për popullin, për interesin e përgjithshëm, etj, etj.
Qasje hipokrite në shumicën e rasteve, por për këtë nuk duhet të habitemi. Kjo gjë ndodh prej shekujsh, që kur lindi nocioni i shtetit dhe i rregullave të tij.
Të njëjtën situatë, mund ta verejmë dhe tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që u bënë në seancën e fundit të këtij korriku, ndryshime këto që u miratuan me ligjin nr. 81, datë 26.7.2024.
Besoj e mbajmë mend që nga oxhaku i Kuvendit, doli më në fund “tym i bardhë”, pasi ky oxhak kishte shkumëzuar në kollitje disa herë blozë të zezë. Kjo sinjalizoi një marrëveshje të arritur që do bënte të mundur zbatimin e urdhërimeve të Gjykatës Kushtetuese, sa i takon vënies në jetë të:
– Votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; ( vota emigrantëve)
– Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike (lista e hapura plotësimet lidhur me zbatimin e listave “të hapura”, gjysëm të hapura, apo të mbyllra krejt, pra plotësimin e ligjit, pas shfuqizimit të herësit zgjedhor.
Kjo ishte, ajo çka forcat politike bënë publike. Deri këtu pranohet, edhe pse personalisht nuk jam dakord me përmbajtjen e disa prej ndryshimeve për pëbërjen e listave, mbylljen e tyre, dhe rezultatin e paracaktuar lidhur me mundësinë e përfaqësimit real të vullnetit të sovranit.
Por në këto tryeza dialogu, ku diskursi politik që mbajti me lajm çdo televizion e portal, u torr dhe u torr për vite me radhë, është arritur dhe një marrëveshje tjetër, e vockël, thuajse e padukshme, por besoj me interes për të dy palët negociuese.
Kjo minimarrëveshje burimesh njerëzore nuk është bërë publike as as nga pozita dhe as nga opozita!
Është e habitshme që forcat/politike dialoguese, apo aktorët e tyre prezent në këto tryeza politike edhe pse duket qartë që kanë diskutuar jo pak për këtë temë, as nuk e kanë përmendur fare atë !!!!
Po pse, dhe cfarë është kjo marrëveshje e reflektuar në ndryshimet më të fundit të Kodit Zgjedhor?
E çuditshmja është se kjo marrëveshje politike e dakordësuar është arritur vetëm me një fjali të thjeshtë, të bukur, të paqtë, që nuk bie aspak në sy.
Ndoshta shumë prej deputetëve të pozitës&opozitës, që dhe mund ta kenë votuar symbyllurazi, as e kanë vërejtur fare. Megjithatë ajo është tashmë e formalizuar dhe në fuqi.
Në ligjin nr. 81/2024, pra ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të votuara në datë 26.7.2024, ka edhe një Nen, aty nga fundi ligjit, që mban numrin 10 që ka vetëm një fjali, ”të pafajshme” me këtë përmbajtje: “Neni 183 shfuqizohet” .
Në pamje të parë duket si një korrektim përmesi teknikës legjislative nisur nga vullneti i mirë për harmonizimitin e dispozitave brenda Kodit, që bëhen të nevojshme për shkak të ndryshimeve kryesore të bërë në nenet e tjera. Por realisht jo, ska lidhje fare me to, por ky ndryshim piciruk është zbardhja e asaj minimarrëveshjes së burimeve njerëzore që citova më sipër.
Tani, ta zbërthejmë pak marrëveshjen se cfarë parashikonte ky nen (183) që është shfuqizuar.
Neni 183 i Kodit Zgjedhor, tashmë i shfuqizuar parashikonte formimin e organeve drejtuese dhe të administratës zgjedhore në KQZ.
Mjafton ta lexosh përmbajtjen e këtij neni si më poshtë në foto dhe kupton shumë mirë se procedura e parashikuar aty parashikonte reflektimin e vullnetit dhe të interesave lidhur me përfaqësimin politik të të gjithë organeve në KQZ, Kryekomisioner, KAS dhe Komisionit Rregullator.
Pavarësisht se aktorët apo dhe anëtarët e këtyre organeve të KQZ e trajtojnë veten si pjesë e një intitucioni të pavarur, realisht duke lexuar këtë nen, ata janë aty si rezultat i një dakordësie politike në propozimin e zgjedhjen e tyre, dhe që në veprimtarinë vendimarrëse të tyre shtyjnë apo tërheqin në mbrojtje apo në sulm vetëm interesa politik të partive që i kanë propozuar e zgjedhur.
Duke vërejtur mënyrën se si janë zgjedhur me ligj, kjo duket e pranueshme për një institucion të pavarur.
Nuk përjashtohet mundëdia që në ndonjë rast kjo qasje / sjellje të ndryshojë gjatë rrugës së ushtrimit të mandatit.
Në pikën 7 të këtij neni parashikohej se nga 5 anëtarë të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ apo siç jemi mësuar ta dëgjojmë publikisht si KAS, 3 prej tyre u përfundonte mandati dhe duhet të linin detyrën në fillim të tetorit 2024. Se kush do të ishin këta 3 anëtarë, kjo caktohej me gogla, pra me short rastësor. Ky short mund ti binte, si atyre anëtarëve të zgjedhur/propozozuar me dakordësinë e mazhorancës apo atyre të opozitës.
Ndërkohë kjo krijonte një situatë të parehatshme, sepse rezultati i një shorti rastësor dhe të pandiktuar do të sillte sërish nevojë për dialog politik dhe procedurial në tetor 2024, kur duhej bërë zgjedhja e anëtarëve të rinj, sidomos në kushtet kur ligji parashikonte se anëtarët e rinj që do të zgjidheshin do ta kishin mandatin 9-vjeçar.
Gjithashtu ligji i vjetër, parashikonte që anëtarët që do të liroheshin nga detyra gëzonin të drejtën për të rikandiduar. Kjo formulë ishte frut i dakordësisë politike të qershorit 2020, ku besoj të gjithë e mbajnë mend konsensusin e arritur në gjuhë angleze nënshkruar në Rezidencën e Ambasadores Amerikane.
Po edhe kjo formulë pa u vënë plotësisht në zbatim, pra çka parashikonte neni 183, rezulton se po me vullnet politik u prish prapë në 2024, sepse me këtë ligjin e fundit nr. 81, datë 26.7.2024, pra ndyshimet më të fundit të Kodit Zgjedhor, Neni 183 u shfuqizua fare.
Po cilat janë efektet e këtij shfuqizimi ligjor, pra të kësaj dakordësie të votuar me konsensus?
Rifreskimi i KAS, me 3 anëtarë, nuk mund ti lihej rastësisë së goglave apo hirapjes së procesit të thirrjes dhe procedurave të riemërimit, por duket qartë se forcat politike kanë menduar se, meqë hymë në diskutim për ndryshime në Kodin Zgjedhor, le të bëjmë 3 (tre) emërime të drejtëpëdrejta me ligj dhe mos ti hapim andralla njeri-tjetrit në tetor. Pra, në thelb, prokurim i drejtëpërdrejtë me ato që na ndodhen gjëndje.
Duke shfuqizuar Nenin 183, mandati i anëtarëve aktualë të KAS, do të përfundojë në tetor 2029. Pra de facto Kuvendi me dakordësi, pozitë-opozitë ka bërë 3 emërime me ligj për një mandat 5-vjeçar. Deri në tetor 2029, kush e di sa reforma zgjedhore të tjera do bëjë Kuvendi i Shqipërisë.
Kur duan aktorët politikë, Kuvendi mblidhet natën, dhe askush se merr vesh çpo bëhet. Kujtoni dhe ligjin e amnistisë penale, ku përmes labirintheve të dispozitave ligjore dhe interpretimit të organeve zbatuese përqafuan lirinë e shumëpritur disa persona për të cilët SPAK duhet të jetë “mërzitur” shumë.
Asgjë kundër nuk kam me thelbin, amnistia është akt humanizmi i shtetit, por kur është njënakt shprehje e humanizmit shtetëror përmes organit më të lartë në Republikën Parlamentare, atëherë pse përpiqesh të fshehësh se deri ku shkon vullneti dhe dëshira për të qenë human dhe mëshirues. Thuaje siç e ke në mendje dhe mbroje fort tezën tënde. Në fund të ditës je vendimarrës, ligjbërës të marrtë e mira të marrtë.
Për tu kthyer tek tema, e vetmja gjë që më habit, është fakti se përse as mazhoranca dhe as opozita NUK e kanë bërë publike këtë minimarrëveshje, për ruajtje të statusit dhe përbërjes aktuale të KAS, të pandryshuar deri më tani dhe zgjatjen e mandatit me 5 vite?? !!!
Kjo duket e vogël, dhe parëndësi, por nuk është e tillë sa i takon interesave politik. Unë e kuptoj arsyen, arrij ndoshta të kuptoj dhe ndikimin që kjo dakordësi do të ketë në vijimësi, por të paktën informoheni publikun gjatë negociatave edhe për këto minimarrëveshje. Asgjë të keqe nuk ka.
Ja për kaq pak gjë, u zgjata dhe unë kaq shumë. Më mirëkuptoni për këtë tejzgjatje, ju deputetë, sidomos ju të opozitës, ju prej të cilëve publiku pretendon se duhet të jini më të sinqertë me veten dhe me ata që ju kanë mbështetur dhe u kanë zgjedhur.
Ndërsa ju që do të informoheni rishtaz dhe do ta kuptoni realisht se cfarë keni votuar, mos u çudisni, as mos u mërzisni, që nuk ju kanë përfshirë. Marrëveshje ka patur, ka dhe do të ketë, qoftë dhe për emërime me ligj. Nuk është hera parë, as e fundit! Vetëm një lutje kam thuajini negociatorëve tuaj, të tregohen dinjitoz, të ndershëm dhe të sinqertë, ti bëjnë ato publike përpara se ti realizojnë.
Mungesa e sinqeritetit dhe transparencës në opozitë, sjell si pasojë që mbështetësit opozitar tju shikojë si pjesë të mazhorancës.