Autopsia e degradimit të PD/ Sa më i dhunshëm Rama, aq më e squllët opozita

217
Sigal

Lulzim Basha ka dalë sot përkrah ambasadores Kim për të shpallur një tjetër “vijë të kuqe”që i ka vënë Edi Ramës: përfundimin e reformës zgjedhore brenda majit. Me triumfin e shtirë të atij që ngre lart trofeun e një fitoreje që nuk hyn në punë, ai është përpjekur ta shesë këtë si sukses të tij.

Ndonëse s’ka mbetur shqiptar pa e kuptuar se me përdhunimin e ligjeve që u pa te Teatri Kombëtar, me kapjen e drejtësisë me mbështetje ndërkombëtare, me policë banditë që torturojnë protestuesit pa numër identifikimi, pa asnjë të dënuar, qoftë për vjedhjet masive, qoftë për grabitjen e votës, nuk mund të ketë zgjedhje të pranushme (jo të lira e të ndershme, por thjesht të pranueshme), Lulzim Basha i gëzohej datës që kishte caktuar vetë.

Por bilanci i vërtetë i kësaj “fitoreje” bëhet vetëm po të krahasohet me aspiratat që përligjën momentin e djegjes së mandateve.

Atëherë u tha se do të kërkohej një ‘Republikë e Re’, një ndryshim tërësor i sistemit, që t’i jepej më shumë peshë qytetarit në raport me kryetarët e përjetshëm të partive.

Pikërisht për këtë, pasi hodhi bomba me molotov mbi Kryeministrinë dhe Parlamentin opozita e bashkuar doli me një platformë me dhjetë pika në fillim të majit 2019. Që atëherë Lapsi.al e quajti këtë një platformë të mangët dhe minimaliste, e cila nuk i zgjidhte problemet e mëdha të regjimit të instaluar në vend. Por po të krahasohet me derexhenë ku kanë përfunduar sot kërkesat e PD dhe aleatëve, ajo ishte ku e ku më e avancuar. Ajo kërkonte në thelb një qeveri tranzitore e cila do të realizonte: Goditjen e grabitësve të votës, ndëshkimin e politikanëve të lidhur me krimin, ndalimin e PPP dhe Koncesioneve etj