Studiuesi Auron Tare tha se plazhet janë duke u shkatërruar me eskavator dhe ajo që po ndodh me turizmin nuk është e ligjshme. Sipas tij në Shqipëri mungon planifikimi për zonën e jugut dhe të veriut dhe sigurisht që kjo ndikon te turizmi.
“Shkatërrimi i vijës bregdetare me eskavator dhe krijimin e plazheve artificiale e ndalon ligji, plazhet brenda zonave të mbrojtura i ndalon ligji. Zonja Bello besoj që ti e di që unë e di shumë mirë situatën në zonë, besoj që aq më mirëkupton. Unë e njoh dhe e di shumë mirë ku janë ndërtuar ato plazhe dhe është ndërtuar dhe ai plazhi që po bëhet sot te Manastiri, ai ndërtimi brenda zonës së mbrojtur, i famshmi i asaj pikës së vockël që e ndalon ligji. Vija bregdetare është e paplanifikuar,” – u shpreh Tare.