ASHE merr 10 bashkitë e para. Vijon numërimi në Durrës, në 6 Bashki s’ka nisur ende

477
Vijon numërimi i kutive të votimit pothuajse në 61 njësitë vendore.
Deri më tani janë zgjedhur 7 kryebashkiakët e rinj në Has, Skrapar, Delvine, Pustec, Kolonje, Puke dhe Libohove të cilët i përkasin koalicionit të majtë.
Ndërkaq nuk ka nisur numërimi ende në bashkitë e Shijak, Krujë, Bulqizë, Fushë Arrëz, Shkodër dhe Malësi e Madhe.
Në Durrës vijon numerimi. Nga 451 kuti votimi janë numëruar 59 të tilla. Kryeson Vangjush Dako me 55.32% kundrejt Grida Dumës 44.68%.

Ora 09:59 Jorgo Goro fiton garën për Bashkinë e Himarës
Jorgo Goro ka fituar garën për bashkinë e Himarës me një diferencë të dukshme me ndjekësit e tjerë. Goro ka marrë 4747 vota, ndërsa ndjekësi më i afërt i tij Fredi Bejkleri ka marrë 2335 vota.

Sigal

“Ishte zgjedhja e qytetarëve, na votuan ne. Ftoj opozitën të bashkëpunojmë për të mirën e himarjotëve”- tha Goro pas përfundimit të procesit të votimit.

Ndërsa kundërshtari i tij, Fredi Bejleri u shpreh “Zgjedhjet nuk i prisja në këtë mënyrë, urime Goros”

Ora 09:28 Në Fushë Arrëz fitues shpallet Fran Tuci i ASHE
Fran Tuci, kandidati i së majtës për Bashkinë e Fushë Arrëzit ka dalë fitues përballë kandidati të APPD me 66 vota diferencë. 


Ora 09:20 Ndërprihet numërimi në KZAZ-në 81 në Vlorë, tërhiqen numëruesit për të pushuar, proçesi rinis në mesditë.

08:47 E majta merr dhe Libohovën

Edhe bashkia e Libohovës ka nxjerrë sërish fituese ASHE. Edhe pse janë numëruar 6 kuti votimi, nga 12 gjithsej, kandidatja e majtë ka një shkëputje të dukshme nga kandidati i djathtë.
Deri tani Luiza Mandi e ASHE ka marrë 72.23% të votave, kundrejt kandidatit të djathtë Altin Çomo me vetëm 27. 77%. Pjesmarrja në votime ishte 43.05%.
luiza mandi

Ora 08:36 Mbyllet numërimi në Kolonjë, fiton e majta

Përfundon numërimi i kutive të votimit edhe në Bashkinë e Kolonjës.
Rezultati i dalë nga 36 kuti votimi, ka nxjerrë fitues kandidatin e ASHE, Arben Malo, me 53.45% kundrejt kandidatit të djathtë Viktor Duro me 44.69%.
Ndërkohë kandidati i PSD, Paqësor Cane, ka marrë 1.86% të votave.
Pjesmarrja në votime ishte 53.80% ose 8.583 votues.
07:38 Gara për Pukën, përfundon numërimi, fiton kandidati i ASHE
Mbyllet numërimi dhe në Pukë. Fiton kandidati i ASHE, Gjon Gjonaj me 50.64% kundrejt kandidatit ta djathtë Rrok Dodaj me 49.36%.Pjesmarrja në votime 62.69%, ose 7.839 votues.
07:15 Mbyllet votimi në Skrapar. Kandidati i majtë Nesim Spahiu fiton bindshëm me 86.33% të votave kundrejt Hajredin Bakiasit me 13.67%. Pjesmarrje në votime 55.53%, ose 8.108 votues.
07:00 ASHE merr edhe Delvinën, Rigels Balili fitues me 72.80% të votave
Ora 06:30 Perfundon numerimi ne Has, fitues kandidati i ASHE
Ecuria e numerimit te votave nga ora 23:00 te 21 qershorit deri 05:16 te 22 qershorit
Në orën 23:00 ka nisur procesi i numërimit të votave të cilët do të përcaktojnë dhe 61 kryetarët e ardhshëm të bashkive në Shqipëri.
Ora 05:16 Fillon numërimi në Durrës, numerohen 2 kutite e para, kryeson Dako
Ora 05:07 Në Gjirokastër ndërpritet numërimi, do të rifillojë në orën 10:00
Ora 05:00 Ndërpitet procesi i numërimit në Memaliaj
Ora 03:35 Procesi i numërimit në Shkodër do të nisë në orën 06:00
Në Konispol nuk ka filluar procesi i numërimit, pasi numëruesit e opozitës nuk janë të certifikuar nga subjektet partiake.
Në Vlorë procesi i numërimit ka nisur rreth orës 3:00
Në dalje publike të orës 21: 30 kryetarja e KQZ-së informoi se nuk kishte nisur numërimi ende në Shkodër e në Vlorë.
Ora 03:06 Lezhë, numërohen 5 QV, Viktor Tushaj i ASHE 969 vota, Fran Frrokaj i APPD 903 vota
Ora 03:05 KZAZ 63, Kuçovë janë numëruar 10 kuti, Selfo Kapllani i ASHE 1153 vota, Myslym Haxhi i APPD 820 vota
Ora 03:04 Tropojë, përfundon numërimi i 8 Qendrave të Votimit të qytetit
Ora 03:01 Memaliaj, numërohen 3/34 kuti Durim Roshi i ASHE 403 vota, Sadik Xhelili i APPD 133 vota
03:01 Memaliaj, Albert Malaj i PSD 123 vota, të pavarurit Astrit Dervishi 21 vota, Arjan Zeqaj 105 vota, Orgen Hasanbega 34 vota
Ora 02:58 Fillon procesi i numërimit në Vlorë
Ora 02:57 Numërimi në Mallakastër, Agron Kapllanaj i APPD 180 vota dhe Shyqo Kapllani i LSI 149 vota
Ora 02:49 Këlcyrë, Klement Ndoni i ASHE 345 vota, Bujar Fezga 284 vota, Hazbi Kasaj 3 vota
Ora 02:40 Lushnje, 5 QV të numëruara: Fatos Tushe i ASHE 860 vota, Darien Xhindole i APPD 772 vota
Ora 02:28 KZA 4 në Shkodër, shkolla ‘Azem Hajdari’ nuk ka nisur numërimi, pasi nuk janë plotësuar grupet e numërimit
Ora 02:20 Mbërrijnë në KZAZ në Bulqizë kutitë e bllokuara të QV-së së fshatit Gjuras
Ora 02:20 PD dhe LSI akuza njëra – tjetrës për bllokimin e 3 kutive të fshatit Gjuras në Bulqizë
Ora 02:20 Prokurori i rrethit Mat ka negociuar për marrjen e dy kutive të fshatit Gjuras
Ora 02:20 Ende nuk ka nisur numërimi i votave në Bulqizë
Ora 02:18 Gjirokastër, janë numëruar 5 kuti: Zamira Rami e ASHE 813 vota, Igli Kokalari i APPD 481 vota
Ora 03:00 Nis procesi i numërimit në Vlorë
Ora 01:45 Në Kurbin mungojnë komisioneret dhe numeruesit e PD
Në KZAZ-në 15 është mbaruar proçesi i dorëzimit të gjithë kutive të votimit për 76 qëndrat e votimit. Në këtë KZAZ ndodhen edhe përfaqëues të OSBE-ODIHR, ata që mungojnë janë komisionerët dhe numëruesit e PD dhe anëtarët e KZAZ-së. Kryetari i kësaj KZAZ-je nuk dha një përgjigje të saktë për mënyrën si do proçedohej sepse ishte i lodhur.
Ora 01:51 Ura Vajgurore, kutia 33/33 e fshtatit Donofros 466 votues, 230 vota Juliana Memaj e ASHE dhe 225 vota Bujar Hoxhaj i APPD
Ora 01:49 Fillon numërimi i kutive në Gjirokastër
Ora 01:48 Nis procesi i numërimit në Cërrik
Ora 01:42 Nisi numërimi në KZAZ 48 Patos janë hapur 4 kutitë e para, dy kandidatët ndjekin procesin
Ora 01:38 Vlorë, nuk ka nisur numërimi në Vlorë pasi mungon lista dhe numëruesit e PD
Ora 01:36 Përfundon numërimi i votave në Pustec, Edmond Themelko mori 2076 vota, Mihallaq Apostollovski mori 488 vota
Ora 01:34 Nis procesi i numërimit në KZAZ-në 85 në Selenicë
Ora 01:33 Fier, KZAZ 58 filloi numërimi i 7 kutive të para
Ora 01:30 Elbasan, kutia e parë 221 vota për Qazim Sejdinin e ASHE dhe 126 vota për Ardian Turkun e APPD
Ora 01:22 Korçë, numërimi në KZAZ 71, një kuti shpallet e pavlefshme, i përket zonës Çiflig, kishte mospërputhje vule
Ora 01:18 Nis procesi i numërimit në KZAZ 12 në Lezhë, po numërohen 4 QV-të e para
01:16 Kavajë, nis procesi i numerimit të votave në KZAZ 42, janë 85 QV
01:14 Poliçan, nis numërimi me QV nr. 3368 Adriatik Zotkaj i ASHE 158 vota, Florian Qama i APPD 38 vota
00:55 Tepelenë, kutia e parë: Tërmet Peçi i ASHE 147 vota, Veip Çela i APPD 45 vota dhe Dritan Memushi 37 vota
00:55 Tepelenë, kutia e dytë e votimit Tërmet Peçi i ASHE 344 vota, Veip Çela i APPD 133 vota, Dritan Memushi 91 vota
00:43 Tiranë, numërohen 4 kutitë e para në njësinë 8: Halim Kosova i APPD 516 vota, Erion Veliaj 459 vota, Gjergj Bojaxhi 78 vota, Sazan Guri 17 vota, Arben Tafaj 29 vota, Dhimitër Muslia 1 votë
00:17 Numërohet kutia 33/34 e qendrës së votimit në fshatin Slanicë në Urën Vajgurore 174 vota, Juliana Memaj e ASHE 88 vota, Bujar Hoxhaj i APPD 84 vota
00:17 Ura Vajgurore, Kutia 33/35 e fshatit Krotinë me 163 vota, 75 kandidatja e majtë Juliana Memaj, 87 kandidati i djathtë Bujar Hoxhaj
01:05 Ura Vajgurore, kutia 33/37 e fshatit Çetë 218 votues, 112 vota Juliana Memaj e ASHE dhe 105 vota Bujar Hoxhaj i APPD
Ndërsa në Pustec të Korçës, numërimi nisi në orën 23:00
Janë gjithsej 5301 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin
Votat do të numërohen në 90 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor me 720 komisionerë. 3 milionë e 370 mijë shqiptarë u thirrën për të votuar për 63 parti politike, 37 prej të cilave ishin të grupuara në koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe 15 në koalicionin opozitar të djathte, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet.
Jashtë koalicioneve garuan 11 subjekte politike. Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen pas ndarjes së re territoriale që e vendosi ne harten administrative 61 bashki, nga 365 njësi vendore që ishin më parë