Arsyeja e thjeshtë përse Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi nuk i bashkohen Mini-Shengenit (Open Balkans)

329
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Nga Laert Dogjani

Krerët e Shqipërise, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut u rituakuan më 29 korrik në Shkup për të nënshkruar marrëveshje të reja të cilat do të mundësojnë sipas tyre në një të ardhme të afërt katër liritë e Bashkimit Evropian për qytetarët e vendeve respektive.

4 liritë e Bashkimit Evropian janë liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Për secilën prej tyre Bashkimi Evropian vlerëson përgatitjen e vendeve që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE. Vlerësimi i BE për secilin vend për secilin nga faktorët gjendet në tabelat në vijim.

Një vështrim i thjeshtë i vlerësimit të BE për përgatijen e secilit vend për tu anëtarësuar në BE sipas secilit faktor të sqaron se vetë BE mendon se vendet e Ballkanit kanë arritje të ndryshme dhe progres të ndryshëm. Vlerësimi gjithashtu të tregon se ato nuk janë gati për tu anëtarësuar në BE, pra duhet ende të përgatiten në mënyrë që pasi të hyjnë në BE të mos ketë falimentime masive të kompanive të këtyre vendeve në momentin që do të përballen me kompanitë mjaft konkuruese të këtij të fundit.

Në të njëjtën frymë vlerësimi, nga raportet e BE kuptohet pse Kosova, Bosnia dhe Mali i Zi nuk bëhen pjesë e Mini-Shengenit apo “Open Balkans”, këto vënde nuk janë gati për tu përballur me forcën konkuruese të ekonomive të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë. Kaq është analiza në nivel të thjeshtë ekonomik pa përfshire faktorë të tjerë të njohur politikë.

Kështu që nëse Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë zbatimin e 4 lirive të BE edhe nga Bosnia, Kosova dhe Mali i Zi do të duhet tu kompensojnë “në masën e duhur” avantazhin që kanë ekonomitë e tyre. Për paralelizem pak të vrazhdë, kur vendet e Evropës Qendrore hapën ekonomitë e tyre ndaj vëndeve të Evropës Perëndimore, në këmbim morën anëtarësimin e shpejtë në BE. Duke qenë se as Bosnia, as Kosova as Mali i Zi nuk duan të anëtaresohen në “Open Balkans” atëherë Serbia, Maqedonia e V dhe Shqipëria do të duhet të ofrojnë diçka tjetër në këmbim.

I vetmi që mund të ofrojë kompensim ekonomik për Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi është Bashkimi Evropian si mbështetës i kësaj nisme, në mënyrë që të mos shfaqet si hipokrit në sytë e banorëve dhe qeverive të këtyre vendeve. Në terma negociues, do të duhej që BE të rrisë tortën sot në vend të ofertave për rritje hipotetike dhe shpërndarjes së barabartë nesër.