Arroganca e Manastirliut ia kalon edhe Ballukut, kërkon që t’i lahet makina çdo ditë!

36
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po tenton që t’i bëjë oponencë koleges së saj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Disa javë më parë, u publikuan procedurat e një tenderi që bëri Balluku, e cila shpenzonte 10 mijë euro që t’i lahej makina 12 herë në muaj. Denoncimi i redaksisë sonë u përdor për fushatë dhe zgjedhje, si shpenzim luksi, teksa zv.kryeministrja nuk është e vetmja që bën tendera të tillë.

Ogerta Manastirliu, e cila pasi e “ndriti” te Shëndetësia, ka shkuar për të bërë politikat e Arsimit dhe Sportit. Emri i saj ishte në listë të sigurt gjatë zgjedhjeve, teksa ishte një nga drejtueset formale politike, e cila vetëm sa shoqëronte kryeministrin në disa vizita të vona në selitë e PS-së.

Ndërkohë, pasi u “lodh” gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, po mendon për komoditetin, duke synuar edhe rolin që tashmë ka marrë Balluku.

Sipas dokumenteve VoxNeës, pak ditë më parë është hapur një tender me objekt “shërbim larje për automjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”.

Zarfet e ofertave do të hapen më datë 2 qershor 2025, teksa vlera e akorduar është sërish rreth 10 mijë euro. Në dokumente s’janë shkruar edhe të dhënat dhe specifikimet teknike të shërbimit.

Kërkohet që makina “Audi A8” me të cilën lëviz Manastirliu të lahet 30 herë në muaj. Ose çdo ditë, madje të shtunë dhe të dielë. Një abuzim i pastër, pasi ditët e punës janë vetëm 22, por ministrja e do makinën e larë edhe të shtunë e të dielë, duke e përdorur për qëllime private.

Por, jo vetëm kjo makinë, pasi edhe makina “Toyota RAV4” apo edhe “Volvo XC60” do të lahen 30 herë në ditë. Këto makina përdoren nga drejtuesit e ministrisë, zv.ministrat/et apo edhe vetë ministrja. Sërish 30 herë në muaj larje për këto makina, të shtunë dhe të dielë.

Ministria kërkon që edhe makinat “Hyndai Getz”, “Toyota  Prius” dhe “Hyundai Santa Fe” të lahen 4 herë në muaj, 1 herë në javë.

Gjithashtu, kërkohet që makinave t’u lahet tapiceria 7 herë në vit. Ministria e kërkon lavazhin 2.5 km larg ministrisë.