Arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani, Merkel mbetet kancelare

544
Liderët e partive të Unionit CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve Martin Schulz, siç njoftojnë agjencitë gjermane të lajmeve, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin e madh në Gjermani.
Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thotë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve.
Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat… por thuhet se ato janë harmonizuar. Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion./DW.
Sigal