Arrestimi i vëllait të kryetarit të Bashkisë/ Berisha: Narkoshteti po ndërhyn fuqishëm për lirimin e tij

323
Sigal

Vetëm disa orë më parë policia lajmëroi për arrestimin e xhaxha dhe nip të kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, të cilët u kapën në fshatin Çorrush duke mbjellë kanabis.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, në orët e fundit ka ndërhyrje të fortë për lirimin e tyre dhe të vëllai të atij që ai e quan narkokryetari monist i Mallakastrës.

‘Arrestohet per drogë vëllai i narkokryetarit monist të Mallakastrës!

Ndëhyrje të fuqishme nga narkoshteti për lirimin e tij.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma Doktor!

Para rreth një ore janë arrestuar në kushtet e flagrancës vëllai kryetarit Bandit i dënuar në Greqi të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismaili dhe djali xhaxhait tij për kultivim të bimëve narkotike.

Janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Çorrush Mallakastër.

Ju lutem publikoheni se po bëhet luftë në komisariat për lirimin e tyre! Për të ruajtur anonimatin e burimit informacionit ju lutem na ruani anoninamitin! Qofsh mirë’