Si po e shkatërron Koço Kokëdhima PS në Gjirokastër…

401
Ka krijuar shtabe me njerëz pa integritet politik dhe moral (pa pyetur për strukturat aktuale të PS). Në këto shtabe ka njerëz që kanë kandiduar për kryetar PD në Lunxheri… Kryetari i shtabit të Dropullit është Kryetari i MEGA. Asnjë nga anëtarët e shtabit nuk ka qenë as komisioner dhe as numërues i PS, nuk dihet që dhe votën ja kanë dhënë apo jo PS. Jashtë loje ka lënë gjithë drejtuesit e lartë të PS në Gjirokastër… gjithë ata njerëz që kanë fituar të gjitha zgjedhjet në Gjirokastër. Z. Koço po sulmon në mënyrën më të egër të gjithë drejtorët e PS të vendosur nga Arben Ahmetaj… duke i quajtur armiq… ashtu dhe njerëzit e Flamur Bimes janë armiq… duke vendosur në krye të punëve njerëz që s’janë as anëtar partie. Të gjithë ata që i dhanë PS fitore spektakolare në 2013 dhe në zgjedhjet e 2015 (lokale ku u rrëzuan bastione të PD si Cepo dhe Libohova), sot i quan Koçua uzurpator… Kryetarin e PS e ka paracaktuar dhe do ta emërojë atë dhe delegatët për kongres… as kryetari aktual, as kryetarja e gruas, as kryetari i FRESH nuk pyeten dhe denigrohen nga Koço. Me qesharakja e Koços është se ka marr për zyrë, zyrën e Genc Rulit, duke e lyer nga blu në pink… në takimin e fundit, pyetjes se pse ka akoma drejtor të PD, tha: “po bëjnë punën le të rrinë”. Gjithë takimet e shtabit me bazën janë shndërruar në arena sharjesh dhe sherresh… Në takimin e fundit në Kinoteatër, Koçua e rrethoj me polici që të hynin vetëm ata të Koços, asnjë tjetër… që të ruhej nga sharjet… Pyetjet në sallë u bënë me letër, që mos dilte mikrofoni në sallë… në 11 vetë të shtabit, vetëm 2 janë socialistë që i njohim, të tjerët UFO.
Jakup B. Gjoçaj