Ardian Dvorani duhet të ketë probleme psikologjike. Ai thotë se edhe pas shkarkimit do jem anëtar në KED!

385
Sigal

Duke folur në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, gjyqtari tha se është tepër e vështirë t’i gjesh një epitet vendimit të KLGJ.

Teksa komentoi aktualitetin me institucionet e drejtësisë, Dvorani shtoi se KLGJ nuk mund të vihet në lëvizje nga kërkesat që vijnë nga jashtë sistemit, pasi ky ka qenë edhe thelbi i reformës në Drejtësi. Në lidhje me ankimimin e mundshëm të vendimmarrjes nga KLGJ, ai shtoi se do t’i konsiderojë të gjitha rrethanat dhe se nuk tërhiqet nga parimet.

“Vendimi i KLGJ ishte gafë? Nuk mund ti vë një emër tjetër, unë respektoj institucionet. Por unë po flas për një vendim konkret dhe e konsideroj gafë”, thekson Dvorani.

Ai foli dhe për skenarin se si mund të qëndrojë në përbërjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Në momentin që anëtari i Gjykatës së Lartë nuk ushtron funksionet në gjykata, nuk është më kryetar i KED-së sepse janë të lidhura. Por nëse anëtari i Gjykatës së Lartë vendos apo zgjedh të vijojë karrierrën në Gjykatë Apeli vazhdon të jetë pjesë e KED-së për atë vit, por jo në cilësinë e kryetarit. Nëse vazhdoj karrierën gjyqësore. Në ditë e djeshme KLGJ ka barazuar procedurën e plotësimin e vendeve vakante në KED me ato të të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është gabim i rëndë”- tha Dvorani.

Pra edhe pas shkarkimit nga KGJ ai mendon se mund të shkojë në KED!

Duhet të ketë probleme ky njeri!