Arben Ahmetaj në arrati/ Ish-zvkryeministri lobing në qeverinë e SHBA për akuzat e Shqipërisë ndaj tij për inceneratorët. Dorzon fakte tronditëse

31

Kompania do të sigurojë kundrejt pagesës këshillim mbi të drejtat ligjore, politike dhe njerëzore të Klientit dhe shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria dhe aktorët politikë në Shqipëri, lobim të drejtpërdrejt në Qeverinë e SHBA-së  për çështjet që kanë të bëjnë me marrdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri, duke përfshirë programet e ndihmës së huaj, korrupsionin zyrtar.

Sigal

Një kompani e kontraktuar për të lobuar në mbështetje të Arben Ahmetaj e paguar nga vetë ky i fundit do t’i kushtoj ish-zëvendëskryeministrit 150.000 dollarë për 6 muaj. Kompania lobuese e quajtur ‘ Prism Group’ në deklarimin e bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Regjistrin e Agjentëve të Huaj quajtur ndryshe FARA përshkruan në vetdeklarim se “do të mbrojë për llogari të Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan që për një periudhë 6 mujore që nga 25 janar e deri në 25 korrik 2024 për të ofruar ndaj Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij shërbime të tilla si, këshillim mbi të drejtat ligjore, politike dhe njerëzore të Klientit dhe shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria dhe aktorët politikë në Shqipëri, lobim të drejtpërdrejt në Qeverinë e SHBA-së (departamentet dhe agjencitë e degës ekzekutive federale si dhe Kongresin amerikan) për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri, duke përfshirë programet e ndihmës së huaj, korrupsionin zyrtar, mbështetjen ekonomike dhe tregtare, ndihmën ligjore dhe drejtësinë dhe partneritete të ndryshme rajonale, Zhvillimin e marrëdhënieve me palë të tjera të interesuarish për të mbështetur qëllimet e kësaj marrveshje si edhe kryerjen e takimeve të rregullta javore (dhe përditësime me shkrim) me Klientin për t’i informuar ata për aktivitetet e Kompanisë në emër të tyre dhe për të planifikuar aktivitetet e ardhshme. Ish-Zëvendëskryeministri në dokumentat e marrëvesjes së lidhur rezulton me adresë në Lugano, Zvicër. Ahmetaj një javë më parë tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, ku ish-krahu i djathtë i kryeministrit Rama hodhi për herë të parë akuza të forta ndaj kryeministrit lidhur me çështjen e inceneratorëve. Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë për një ndër telashet më të mëdhaja. Zyrtarë të lartë socialistë duket se janë përfshirë në aferën më të madhe korruptive atë të inceneratorëve.