Anatemimet e Ramës, Kryemadhi: Vlerësim për mua, ata që kanë mbajtur Ramën në pushtet, sot i ka në gjirin e tij

Në përfundim të intervistës, Kryetarja e LSI u shpreh se nuk kishte asnjë lloj problemi me anatemimet e Ramës, sepse sipas Kryemadhit,  kjo tregon që Edi Rama e sheh atë si problem.

“Të jesh problem i Edi Ramës, sot do të thotë se je shpëtimtar i qytetarëve. Kë Rama ka problem, është shpëtimtar i shqiptarëve. Është një vlerësim që ai bën për mua, duke anatemuar Monikën, pavarësisht që nuk më shqetëson fare, por ndihem shumë mirë sepse kuptoj që është shumë keq, është i pashpresë, nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë atë realitet që është faktikisht disfatist për të, por është shpresë për qytetarët shqiptarë.”,- shtoi Kryemadhi.

NOA

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Znj. Kryemadhi, kjo është fushata e dytë që kryeministri Rama ju ka etiketuar ju si një nga personat që ai anatemon më shumë, në këto zgjedhje, por edhe në vitin 2017. Ndërkohë ju nga njëra anë përpiqeni që të tregoni programet tuaja, nga ana tjetër keni një kryeministër që ju kujton shqiptarëve që nëse voton koalicionin opozitar, do të sjellë në pushtet, personat që kanë mbajtur pushtet.

Kryemadhi: Në fakt, personat që kanë mbajtur pushtet i ka Edi Rama në partinë e tij, për hir të së vërtetës. Nuk kam asnjë lloj problemi që Rama anatemon, kjo do të thotë se unë jam problem për të. Të jesh problem i Edi Ramës, sot do të thotë se je shpëtimtar i qytetarëve. Kë Rama ka problem, është shpëtimtar i shqiptarëve. Është një vlerësim që ai bën për mua, duke anatemuar Monikën, pavarësisht që nuk më shqetëson fare, por ndihem shumë mirë sepse kuptoj që është shumë keq, është i pashpresë, nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë atë realitet që është faktikisht disfatist për të, por është shpresë për qytetarët shqiptarë. Përsa i përket pastaj profesionalizmit politik dhe mediatik që ai bën ajo pastaj ai është në momentin e tij dhe mua nuk me ngelet gjë tjetër që shumë shpejt ti bëj dhuratë një fletore vizatimi dhe ca lapsa me ngjyra. Po të dojë dhe një metër dhe një gërshërë meqë është në mes dilemës të vazhdojë të bëjë vizatimet e tij që nuk janë pranuar asnjëherë e nuk janë shitur asnjëherë, pse rrobaqepës me metër e gërshërë që të qepë kostumet e veta, pasi shikoj se ka probleme shumë të mëdha edhe psikologjike. Dhe po ti bëjmë një analizë psikologjike jam e bindur se do të ketë rrezikshmëri të madhe edhe me rrethin shoqëror me të cilin rri.

Gazetari: Është për koincidencë që mandati i presidentit të Republikës përfundon brenda një mandati qeverisës, i cili nëse pas 25 prillit me votën e shqiptarëve do t’i besohet opozitës, do të jetë opozita sërish që do të ketë shumicën e votave në parlament për kreun e ri të shtetit. Ju personalisht do të donit një Ilir Meta në presidencë apo do të mbështesnit edhe një rikthim në forcën politike që krijoi?

Kryemadhi: Në fakt është një gjë që as nuk e kam menduar ndonjëherë. Mendoj që në gjithë objektivin tim politik, sot nuk ka të bëjë as, me karrierën e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës, as ndonjë tjetri. Sot objektivi im politik është jo vetëm frenimi i menjëhershëm i shpopullimit, por edhe rikthimi i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Krijimi i një hapësire të madhe punësimi për të rinj dhe të reja, me një pagë të mirëpaguar dhe çdo gjë që të jetë në funksion të qytetarëve shqiptar. Përsa i përket pastaj vendimit të z. Meta, i përket atij, se çfarë të jetë ai në të ardhmen, mbas 24 korrikut të 2022.

Gazetari: Znj. Kryemadhi faleminderit.

Kryemadhi: Faleminderit Juxhin dhe faleminderit që erdhët dhe na ndoqët në këtë udhëtim tonin.