Amnisti për kompanitë që helmuan shqiptarët

1102
Sigal

Ish-ministri i koncesioneve të shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon amnisti për gjobat që ka vendosur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj kompanive që kanë importuar dhe shitur ushqime të skaduara, me salmonelë, pesticide dhe të falsifikuara. Do të përfitojnë edhe lokalet dhe magazinat e kapura me mungesë të kushteve higjieno-sanitare

AKU vuri gjoba ndaj bizneseve, por nuk parandalon ushqimet që helmojnë shqiptarët

 

Ish-ministri i koncesioneve, Beqaj kërkon amnisti për të favorizuar shkelësit e ligjit

AKU, gjobëvënëse si polici bashkiake

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është kthyer gjobëvënëse, si një polici bashkiake, ndaj bizneseve që nuk kanë peshë shumë të madhe në treg, ndërkohë që toleron me biznesmenët e fuqishëm, importuesit e qindra tonelatave mish, të cilat edhe kur rezultojnë të infektuara me salmonelë, AKU vetëm se i kthen mbrapsht dhe vendos nga një gjobë të vockël, duke harruar ligjin e rindryshuar “Për Sigurinë Ushqimore”, që ushqimet e sekuestruara, të cilat janë të infektuara me mikrobe vdekjeprurëse për shëndetin e njerëzve, duket të asgjësohen dhe ndaj bizneseve duhet të bëhen padi penale, në mënyrë që pronarët e tyre të shkojnë në burg. Madje, AKU asnjëherë nuk ka bërë publike emrat e biznesmenëve të fuqishëm që importojnë qindra tonelata mish me salmonellë, as se cilat pika tregtare furnizojnë.

Ish-ministri i koncesioneve kërkon amnisti për shkelësit e ligjit

Deputeti Ilir Beqaj, ish-ministri që ka dhënë me qindra koncesione në Shëndetin Publik, duke e katandisur këtë shërbim në fatin më të keq, po interesohet më shumë, që shkelësit e ligjit të “Sigurisë Ushqimore” të përfitojnë amnisti, nga gjobat që u vendos AKU, në vend që të kërkojë zbatim rigoroz të ligjit. Mirëpo ish ministrin e koncesioneve në Shëndetësinë Publike, Ilir Beqaj, asnjëherë nuk e ka shqetësuar shëndeti publik, por vetëm si të favorizojë s biznesmenët, edhe kur ata shkelin ligjet. Kështu, ish-ministri i koncesioneve Ilir Beqaj, ka propozuar amnisti për disa qindra gjoba të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për biznese të ndryshme, të cilat nuk kishin një licencë që kërkohej nga një vendim qeverie i një dekade më parë, por që nuk ishte zbatuar kurrë, një tregues i kaosit të përgjithshëm të shkaktuar nga qeverisja përmes aksioneve. Një vendim qeverie i vitit 2009 por i pazbatuar që nga ajo kohë, prodhoi mundësi për vendosjen e disa qindra gjobave nga ana e AKU gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, bashkë me një seri “lajmesh” në media, përfshirë disa lajme alarmuese të llojit “shikoni në çfarë kushtesh përpunohet mishi”. Gjobat, të cilat ishin pjesë e një fushate të ndërmarrë nga qeveria me supozimin e “rritjes së shkallës së zbatimit të ligjit”, rezultojnë se janë vënë në masë për shkak se subjektet që merrem me produkte shtazore nuk disponin një licencë që lëshohet nga zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Por sipas deputetit socialist Ilir Beqaj, mungesa e këtyre licencave duket se ka qenë për shkak se bizneseve të gjobitura nuk iu është kërkuar kurrë një gjë e tillë më parë, pavarësisht se një vendim i një dekade më parë, e kërkon. Beqaj, i cili ka qenë më herët ministër i shëndetësisë, ka propozuar një ligj të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë për faljen e këtyre gjobave. Argumenti i Beqajt është që bizneset e gjobitura, sapo kanë mësuar se nevojitet një licencë e tillë, janë paraqitur në masë në zyrat e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe janë pajisur me të. “Nga kontaktet që unë si deputet kam pasur me operatorë të ndryshëm ekonomikë të biznesit ushqimor të cilat më kanë shprehur shqetësimin për gjobat e vendosura dhe bllokimin e aktivitetit, këta të fundit janë shprehur se kanë qenë të painformuar për detyrimin e pajisjes me këto leje të veçanta,” shkruan Beqaj në propozimin e vet, i cili, nëse miratohet, do të anulojë të gjitha gjobat e vëna ndaj biznesit ushqimor gjatë muajve korrik dhe gusht 2019.

somario

Deputeti Ilir Beqaj, ish-ministri që ka dhënë me qindra koncesione në Shëndetin Publik, duke e katandisur këtë shërbim në fatin më të keq, po interesohet më shumë, që shkelësit e ligjit të “Sigurisë Ushqimore” të përfitojnë amnisti, nga gjobat që u vendos AKU, në vend që të kërkojë zbatim rigoroz të ligjit