Ambasadorja në Athinë paguan 70.000 euro për “lyerje” kurse në Bullgari merr shtëpi me qera 2000 euro/muaj

1523
Sigal

Shpëtim Zinxhiria

 

Qeveria Socialiste është “zemërgjerë” kur vjen puna për të shpenzuar për luksin e zyrave, ndërkohë, që në 5 vitet e qeverisjes, deri tani nuk është bërë asnjëherë rritje rrogash dhe pensionesh, kur nga buxheti i Shtetit janë shkurtuar fondet për ndihmë sociale dhe ekonomike.

Edhe ambasadorët tanë jetojnë në… luks

Ambasada jonë është një nga godinat më luksoze dhe nga më të rejat në Athinë, një godinë që nuk ka nevojë për shpërdorime të tilla parash. Por… skandalet në këtë institucion diplomatik nuk kanë të mbaruar. Pas skandalit të vjedhjeve te 100 pasaportave, shfrenimit të jetës luksoze në vilë trekatëshe të ambasadores Adriana Hobdari, e cila mori me qira, duke paguar 2.100 euro çdo muaj, nga 900 euro që e kishte paraardhësi i saj, plus edhe shpenzimet për ujë e drita, që mund të kalojnë edhe 400-500 euro çdo muaj, zbardhjen edhe fakte të reja të shpërdorimeve të mijëra e mijëra eurove, për shërbime të pajustifikuara

Lyerje e 2 zyrave kushton …70 mijë euro!

Lind pyetja: Kush do t’i ndalojë këto skandale në ambasadat tona, të cilat jetojnë në luks me paratë e shtetit? Korrupsioni fillon nga DASH, Drejtoria e Shërbimit Diplomatik, të cilët javën e shkuar vizituan përsëri këtë institucion dhe me pas ia shtruan me drekë në qendër të Athinës. Një tjetër skandal regjistrohet përsëri për shpërdorim parash te taksapaguesve shqiptarë me firmën dhe vulën e vetë të ambasadores sonë në Greqi, një skandal që tregon qartë se si shpërdorohen paratë e popullit nga njerëz të papërgjegjshëm të veshur me petkun diplomatik. Tre herë, njëra pas tjetrës është lyer salla e pritjes ( 50-55 metra katror) në këtë institucion. Arsyeja ishte se nuk i pëlqente ngjyra ambasadores, kushërirë e ish-ministrit Bushati. Vlera e lyerjes 18 mijë euro, përfshi edhe lyerjen e disa hekurave, kangjellave përpara hyrjes. Prishja e një muri si dhe vendosja e banakut me xhama dhe lyerja e zyrës së shërbimit konsullor me një sipërfaqe afërsisht 100 metra katrorë, i ka kushtuar shtetit shqiptar 52 mijë euro… Po të llogaritim çmimet e shërbimeve në Greqi, tani në kohën e krizës ekonomike, duhet thënë se çmimet e shërbimeve, të materialeve të ndërtimit janë ulur shumë dhe nuk mund të justifikojnë kurrsesi këto fatura që paguan ambasada jonë në Athinë për …bojatisje muri. Nëse flasim me gjuhën ekonomike, me 70 mijë euro tani në Athinë blen një hyrje me sipërfaqe 140 metra katrore, pikërisht në atë zonë ku është ambasada jonë në Athinë, në Psikiko, edhe pse mbahet si zonë e shtrenjtë. Atëherë, si mund të justifikojë ambasadorja 70.000 euro për bojatisje muri, ndërkohë, që mund të kishte blerë me këto 70.000 një hyrje 140 metra katrorë?

 

Edhe në Bullgari ambasadorja Hoxha shtëpi me qira 2000 euro në muaj…

Shqipëria sot: E varfër për pensionistët, por e pasur për diplomatët e shfrenuar. Kanë shtëpi brenda ambasadës, por e preferojnë jashtë saj, meqë paratë i paguajnë taksapaguesit shqiptarë dhe qejfin e bëjnë ata. Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Sofje të Bullgarisë në ambientet e saj ka një apartament banimi për ambasadoren me një sipërfaqe 300 metra katrorë. Por dhe kjo ambasadore, me shije të luksi të shfrenuar, ka preferuar të marrë me qira një apartament me 2000 euro në muaj. Ambasadorja Donika Hoxha ka preferuar të marrë apartament larg ambasadës, por me një ndryshim se e ka marrë me 100 euro më pak se ambasadorja Hobdari ne Athinë, në një kohë, që çmimet në Sofje janë shumë herë më të ulëta nga të Athinës. Dhe, mos harrojmë, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, de jure është kryeministri Rama. Pyesim: A i di këto shpenzime luksi të ambasadorëve të vet, kryeministri Rama