George Soros ka financuar 18 miliardë euro në Evropë,por ne, si Skënderbeu i Shqipërisë do të fitojmë

626
Sigal

Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë, duke iu referuar pohimeve të vetë Goerge Soros, i cili ka thënë se me fondacionin e tij Open Society Foundation ka financuar 18 miliardë euro në Evropë, tha se paratë nuk mund të fitojnë besimin e njerëzve. Salvini ironizon investimet, gjoja për Shoqëri të Hapur të predikuar nga Soros, ku familjet janë me një nënë dhe një baba, si dhe opën shoqëritë ku drogohen. Salvini: Dhe ndërkohë është një zotëri që ka deklaruar publikisht se ka vënë në dispozicion nga fondacioni i tij privat 18 miliardë euro -18 miliardë euro është baras me paketën fiskale të qeverisë. 18 miliardë euro. Shikoni e lexoni se çfarë është Open Society Foundation-Fondacioni për një Shoqëri të Hapur. George Soros, filial në të gjithë Evropën. 900 milionë euro investime për “promovimin e demokracisë në botë”, çdo vit. Në Itali financon dhjetëra OJQ. Po ju lë të imagjinoni se për çfarë sektorësh po flasim. Dhe përshkruhet atje, midis çështjeve statuore, imigracioni i pakontrolluar, liberalizimi i drogës, stereotipet që përfshijnë familjen e gjininë, pra boll me këto familjet me një nënë e baba! Çfarë gjepurash, fëmija me nënën e babanë! Është më bukur të kesh një shoqëri të hapur me 6 baballarë, 3 mama, 18 stërgjyshër dhe 6 kushërinj, të cilët gjithashtu ndryshojnë seks sipas gjendjes shpirtërore qe kanë kur gdhihen. Shpesh herë tymosin bashkë ndonjë cigare hashash, sepse është “shoqëri e hapur” pa kufij, pa limite. Ky është projekti që kanë për fëmijët tanë. Pse? Sepse nuk del më një burrë apo një grua. Del një numër. Një objekt. Pa të drejta, pa mendim, pa histori, pa kombësi, pa identitet, pa dëshira. Pa ëndrra! Ata po na vjedhin ëndrrat! Nëse çdo muaj ke 700 euro kredi për të paguar, por nuk i ke paratë, ti nuk ke as kohë për të ëndërruar. Janë armiq shumë të organizuar. Dhe janë shumë të pasur. Por ne do t’ia dalim, sepse historia na mëson, që kur popujt zgjohen dhe kuptojnë që janë në rrezik, ata reagojnë. Kur isha në Romë, fola për një nga heronjtë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotin, e shekullit të 15-të, i cili i rezistoi rrethimit, madje dhjetëra rrethimeve islamike. Islamike. Sepse historia përsëritet. Në shekullin e 15-të, të 18-të, në 2017-n. Në atë kohë ata e kuptuan që ishin në rrezik dhe u mbyllën në kështjella e më pas dilnin e sulmonin. Rezistuan dhe e mundën një ushtri që ishte shumë më e pasur, më e fortë e më e mirëorganizuar. Por aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë) mund të kenë edhe miliarda por nuk do të fitojnë. “I mposhtën armiqtë me gjithë miliardat e tyre”.