Ambasadori turk fton Ramën në samitin ku do jetë dhe Erdogan

505
Sigal

Murat Ahmet Yoruk ambasadori i Turqisë në Shqipëri, dje i ka bërë një ftesë publike kryeministrit Rama, me cilësinë e ministrit të Jashtëm, të shkojë në Turqi dhe të marrë pjesë në një samit, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Turqisë, Erdogan. Murat Yoruk: Në Turqi ditën e premte do të mblidhen ministrat e jashtëm të Evropës për të diskutuar mbi islamofobinë dhe çështje të tjera që janë prezent në vendet perëndimore dhe të Azisë. Do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Republikës, Erdogan dhe ne i kemi bërë ftesë edhe ministrit te jashtëm të Shqipërisë, shpresojmë të marrë pjesë!”.