I del llotaria për në SHBA, Hasan Lika braktis “Vllazninë”

488
Sigal

kuadra e Vllaznisë ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin aktual Hasan Lika, pasi ky i fundit do të largohet me familjen për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi shkodran thekson se emri i ri që do të marrë frenat e skuadrës do të bëhet publik shumë shpejt, ndërsa falënderon trajnerin Hasan Lika për kontributin e dhënë në rrugën e Vllaznisë për t’u rikthyer sërish në ‘tempullin’ e futbollit shqiptar, pas një viti të vështirë ku 100-vjetorin e themelimit të skuadrës e festoi në Kategorinë e Parë.

“KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për aryse se z.Lika bashkë me familjen e tij pas pak ditësh do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar atje tashmë. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia duke parë ecurinë e mirë të skuadrës e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, vendosi që të mos e pengojë për të ardhmen e tij.

KF Vllaznia e falenderon z.Lika për kontributin e tij në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe duke marrë parasysh momentin e vështirë kur e mori drejtimin e saj, megjithatë falë punës së tij dhe të futbollistëve, ekipi tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit, daljes në Superligë.

Brenda një periudhë shumë të shkurtër, KF Vllaznia do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri që do të angazhohet për drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit”, njofton  klubi.