Ambasadori i Italisë Cutillo:Italia e gatshme të ndihmojë për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

424
Sigal

Gazeta
Telegraf/

Ministri
i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, zhvilloi një takim me
ambasadorin e Italisë Alberto Cutillo, i cili falënderoi Parlamentin dhe
Qeverinë italiane, për heqjen e taksës “fikse” dhe atë të “qarkullimit”, duke
lehtësuar transportuesit e mallrave ndërkombëtare shqiptarë, por edhe duke i
dhënë një shtysë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe industrisë fason.

Dervishaj
i kërkoi ambasadorit Cutillo, zbatimin e plotë të dekretit të heqjes së taksës
“fikse”, në gjithë pikat doganore italiane, pasi ka shqetësime nga “Shoqata e
Transportuesve”, se në Portin e Barit dhe atë të Brindisit, masa nuk po
aplikohet.

Nga
ana e tij ambasadori Cutillo, tha se ky shqetësim do të marrë zgjidhje brenda
pak ditëve, kur dekreti për taksën “fikse”, të publikohet në fletoren zyrtare
bashkë me disa akte nënligjore.


takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimin për zhvillimin e Transportit
Detar dhe potencialin e madh që mund të luajë ky sektor, në ekonominë e vendit.
Transporti hekurudhor ishte një tjetër pikë e diskutimit, ku zoti Cutillo
shprehu gatishmërinë e dhënies së asistencës teknike dhe financiare nga pala
italiane.

Ministri Dervishaj dhe
Ambasadori Cutillo, u ndalen edhe te Procesi I Berlinit, duke e vlerësuar si
një nismë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Ambasadori
Cutillo, tha se pala italiane mirëpret projekte konkrete në fushën e
Transportit dhe Infrastrukturës, për ti diskutuar edhe në samitin e Romës që do
të mbahet në Qershor 2017