Gazeta
Telegraf/
Pas lajmit që dha një ditë më parë në mediat
gazetari Artan Hoxha, se një deputet ka vizituar në burgun 302 në Tiranë Dritan
Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm
ka nisur sot një kontroll për të bërë verifikimet e rastit.
SHKB thuhet se po kontrollin hyrje-daljet që
janë bërë ditët e fundit në këtë burg që ndodhet Dajti.
DENONCIMI I ARTAN HOXHES
Gazetari Hoxha ka deklaruar dje se një
deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar të hënën një takim në
burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i
një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, 4 prej
viktimave policë.
Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot
Ismailaj.
Deputeti në fjalë ka deklaruar se do të
takonte ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, i cili u arrestua për
korrupsion, tha Hoxha