Ambasadori i BE-së, Gonzato/ Shqipëria, zonë me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit, vihen në rrezik fondet

57
Sigal

Diplomati evropian ia ka thënë në sy ministrit të Brendshëm se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve dhe se Shqipëria sapo ka lënë pas një vit ku është cilësuar si zonë me rrezik të lartë.

 Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka deklaruar se gjatë vitit 2023 u rrit rreziku për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave gjë që e ka identifikuar Shqipërinë si zonë me rrezik të lartë.

Këto deklarata ambasadori Gonzato i bëri gjatë një takimi me donatorët, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Diplomati evropian ia ka thënë në sy ministrit të Brendshëm se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve dhe se Shqipëria sapo ka lënë pas një vit ku është cilësuar si zonë me rrezik të lartë.

Sipas ambasadorit Gonzato me rëndësi mbetet zbatimi i ligjeve, ndërsa theksoi se BE “e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde, por edhe me ekspertizë”.

“Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim.

Deklarata:

Gonzado: “Ambasada sikundër partnerët e BE dhe përtej BE bashkojnë përpjekjet në lidhje me reformat për zbatimin e shtetit të së drejtës.

Një vend më i sigurt thith investitorë dhe ushqen zhvillimin ekonomik. Do të flasim edhe për sfidat me të cilat përballet Shqipëria në lidhje me infiltrimin e grupeve kriminale.

Vlerësimi i rrezikut për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave në 2023 Shqipërinë e identifikon si zonë me rrezik të lartë.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinimin e shumë faktorëve nga shoqëria civile dhe aktorë privat.

Ligji për rikuperimin e aseteve të krimit po diskutohet me shërbimet përkatëse. Një zyrë për rikuperimin e aseteve, që do të themelohet së shpejti.

Kyç mbetet zbatimi i ligjeve dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fonde, por edhe me ekspertizë.

Unë kërkoj një koordinim të asistencës së donatorëve.

Përmirësimi i koordinimit të donatorëve në këtë rrugëtim kërkon edhe hapa të reja në këtë drejtim. Ky është një hap i mirë. BE do t’ju mbështesë në këtë hap, Shqipëria është më pranë BE dhe kjo është arsye pse ne jemi këtu sot.