Ambasadorët e BE-së: Franca dhe Holanda janë kundër hapjes së negociatave

493
Sigal

“Der Spiegel”: Shqipëria është opsioni më i mundshëm për kampin e refugjatëve nga Lindja e Mesme

Ditën e djeshme  në Bruksel është zhvilluar mbledhja e ambasadorëve të venndeve anëtare BE, ku është disktuar në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Sipas burimeve të informacionit për gazetën “Telegraf” ambasadorët e Bashkimit Europian, kanë shprehur qëndrimet e vendeve të tyre përkatëse, për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në këtë takim, ambasadorët e Francës, Hollandës shprehën skepticizmin, duke thënë se vendet e tyre janë kundër hapjes së negociatave. Franca është kundër zgjerimit, pasi duhen të bëhen reforma të brendshme në qeveri.

Sipas gazetrares, Franca kërkon një punë konkrete në reformën në drejtësi dhe në çdo element të shtetit ligjor. Ndërkohë ambasadori holandez ka shprehur që Holanda ka të qartë, ka një qëndrim skeptik, nëse janë përmbushur vërtetë ato që janë kërkuar. Për të ndodhur hapja e negociatave duhet uninamitet i 28 vendeve anëtare të BE-së. Sipas burimeve të informacionit për gazetën “Telegraf”, vetëm Danimarka ka bërë një hap pas, që ndoshta Shqipëria dhe Maqedonia mund ta meritojnë çeljen negociatave. Një ndër elementët që është përgëzuar dhe përshëndetur nga ambasadorët është arritja mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Vendet skpetike si Franca, Gjermania, Holanda, nuk e kanë fshehur qëndrimin e tyre , pasi nuk janë parë ende frytet e reformës në drejtësi, krimi i organizuar nuk është luftuar siç duhet, ose arrestimi i figurave të larta ‘peshqit e mëdhenjë’, nuk ka nodhur. E njëjta gjë është edhe për Maqedoninë“, – u tha nga një burim i mirëinformuar nga kjo mbledhje e ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

“Der Spiegel”: Austria punon për ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e mohoi krijimin e një kampi refugjatesh nga BE në Shqipëri, mediat gjermane shkruajnë se Shqipëria shihet si vendi i mundshëm për krijimin e këtyre kampeve. Duke iu referuar një deklarate të kancelarit austriak, Sebastian Kurz, “Der Spiegel” shkruan ndër të tjera se: “Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre”. I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, përgjigja e kancelarit të Austrisë Kurz është: “Do ta shohim”. ‘Der Spiegel’ vijon me pyetjen e vetme në artikull, me të vetmin vend të përmendur: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin Shqipërinë se mundësinë më të madhe.