Manovra antikushtetuese dhe antikombëtare po zhvillohen hap pas hapi nga Ministria e Arsimit.
Cili Institucion Arsimor e ka rradhën për tu gllabëruar nga AADF-ja?DRAP- et ASKAP- i, AKAP- i, vetë Ministria e Arsimit?
*Hapi 1- Albanian-American Development Foundation, AADF merr kontrollin e “Shkollës së Drejtorëve” në 2018 duke ndërhyrë në ligjin nr. 69/2012, duke e kthyer këtë trajnim në kusht të detyrueshëm për t’u bërë drejtor në arsimin parauniversitar.Ligji nr. 48/2018, pa garë dhe pa konkurrencë reale, zhvlerëson masterat profesionalë për drejtim dhe administrim, duke krijuar monopol certifikimi.Sot, një kandidat për drejtor: duhet të ketë kategorinë “Mësues i kualifikuar”, duhet të pajiset me certifikatë nga “Shkolla e Drejtorëve”. Ndërkohë, në praktikë, politika vazhdon të ndikojë në drejtimin e shkollave, pavarësisht kufizimeve ligjore.
*Hapi 2- Qendra e Shërbimeve Arsimore përdoret për vite me radhë si ambient nga një fondacion privat. Një privilegj që askush tjetër nuk do ta kishte.
*Hapi 3- Shkrirja e QSHA dhe krijimi i një strukture të re përmes projektligjit nr. 154, datë 19.03.2026, që çon në formimin e Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore,AKSHA.
Pyetjet që lindin janë të thjeshta dhe të rënda:
Kujt i shërben:-demotivimi i mësuesve?-centralizimi i kontrollit mbi drejtimin e shkollave dhe IA?-largimi i nxënësve?-rënia e cilësisë së arsimit?-përdorimi i sindikatave për interesa politike?
Kjo nuk është më çështje interesash personale apo egoje.Kemi të bëjmë me një antikombtarizim të pastër.



















