Albin Kurti: Rama ka zgjedhur aleatët e gabuar në Kosovë

431
Sigal

Takimin e dy ditëve më parë në Prishtinë mes liderëve të shtetit të Kosovës dhe kryeministrit Edi Rama e ka komentuar edhe Altin Kurti, kreu i Vetëvendosjes. Ai tha se takimet konjukturale nuk i shërbejnë kombit dhe se është koha për një bashkim kombëtar. Nga Tirana, Kurti tha se Rama ka zgjedhur aleancat e gabuara në Prishtinë.

Kurti: Unë nuk mendoj që kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës. Por unë mendoj se ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm të cilët përfitojnë për vete dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Takimet konjukturale nuk do të mundin të na rritin shumë shpresat për të mirat e përgjithshme. Mendoj se edhe në Kosovë dhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një “pranverë shqiptare”. Në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente, ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor dhe hapësinor edhe si Ballkan edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të shfaqet dhe të demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe interesit të tij shtetëror për integrim evropian.