Albana Vokshi: Rama fut drogën në listën e barnave të rimbursueshme 2017

415
Për vorbullën e shëndetësisë dhe aferave që fshihen pas saj sipas deputetes së PD Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë se po gënjen për shëndetësinë falas dhe për fishat për diabetikët.

Kryeministri Rama urdhëroi Ministren e Shendetësisë të dale në një deklaratë të re mashtrimi për dështimin më të madh të Rilindjes: SHËNDETËSINË FALAS!!

1- Ministrja Manastirlliu pranon se në 2017 fëmijëve diabetikë nuk ju siguruan fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Arsyeja e vetme: mosmiratimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme 2017 (LBR2017). 

Ministrja Manastirlliu duhet t’u shpjegonte shqiptarëve edhe SKANDALIN E RADHËS:
– Pse në listën e rimbursimit të barnave 2017 ishin të planifikuar për rimbursim e përdorim shtëpiak edhe drogëra të forta?
– Kush e urdhëroi futjen e Fentanylit në LBR2017 për të cilin u alarmua edhe agjencia ndërkombëtare e narkotike ne Vjene? Pse nuk u bë kurrë publike që ishte falë edhe reagimit të tyre që ministria të tërhiqej nga kjo çmenduri dhe krim me shëndetin e njerëzve?
3- Paturpësisht Ministrja në deklaratën e saj, përsëri gënjeu kur tha, që përgjigjet për mamografitë e lëvizshme kthehen në kohë rekord. Është mbi 10 mijë nr i grave që kanë kryer mamografinë e lëvizshme. 
4- Ministrja Manastirliu foli edhe për rimbursimin e barnave për 600 mijë të pasiguruar që mbetet një spekulim i pastër i Ramës për të fshehur dështimin e premtimit të madh për Shëndetësi Falas. 

5- Ministrja foli edhe për akseleratorin linear, që në fakt është investim i Qeverisë Berisha. Ironikisht, Ministrja Manastirliu s’ka akuzuar veten e saj për shpërdorim detyre. 

‎6- Në fund, Ministrja Manastirliu duhet të japë llogari:

– pse të sëmurët me hemofili ende vuajnë për mungesë faktori?
– pse të sëmurëve me kancer në onkologjik nuk ju jepet shërbimi dhe kura e duhur?
– pse sot ne çdo spital por edhe ne QSUT mungojnë pajisjet dhe barnat me elementare???
– pse sot në QSUT nuk bëhen ekzaminimet e duhura për gratë e prekura me kancer gjiri??? Ju kujtoj që këto ekzaminime janë kryer më parë në QSUT… A ka lidhje kjo me dhënien me koncesionin e dyshimtë të laboratorëve??
– pse mjekët ikin nga Shqipëria apo japin dorëheqje si mënyrë refuzimi për kushtet skandaloze në të cilat Ju i keni lënë të punojnë???
Në çdo vend demokratik, sjellje të tilla të papërgjegjshme të autoriteteve ministrore shoqërohen me dorëheqje! Pra iu hiqet “fisha” zyrtarëve neglizhentë dhe pazarxhinj me listën e ilaçeve…dhe i dorëzohen organeve të drejtësisë!!
Sot, e vetmja kurë e plotë për vendin mbetet Largimi i Edi Ramës!!!
Sigal