Akuzat e rënda të Berishës, Basha me të njëjtin refren: Ka rënë shumë poshtë…

78
Sigal

Lulizim Basha ka reaguar ndaj akuzave të rënda të Berishës nga foltorja e Devollit, ku sipas ish-kryeministrit, kreu aktual i PD ka dy dosje në hetim në të cilat është i përfshirë personalisht.

Me të njëjtat fjalë që ka reaguar saher gjatë këtyre më shumë se dy muaj ndaj akuzave direkte të Berishës, Basha ka theksuar se ‘ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale’.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.