Aktivitetet e ndaluara gjatë fushatës, regjistrohen 6 kallëzime

291
Sigal

10 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ndalon promovimin e aktiviteteve publike gjatë fushatës, janë publikuar të dhënat e para. KQZ-ja thekson se janë raportuar 29 aktivitete dhe janë bërë 6 kallëzime të cilat janë në shqyrtim. Të gjitha aktivitetet publike, ku marrin pjesë krerët e lartë shtetërorë që raportohen, por edhe të tjera, janë në monitorim të vazhdueshëm nga KQZ për të zbuluar nëse bëjnë pjesë në listën e atyre që ndalohen.