“Duket se do të kemi një tjetër “Jo më fal”/ Vasili i publikon videon Ramës: Sot bojkoton BE-në, dje shpërndante dekorata për hapjen imagjinare të negociatave

143
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama se në Samitin e Brukselit më datë 23 qershor, pritet sërish një “Jo më fal”, në lidhje me hapjen e negociatave.

Vasili ka shpërndarë përmes një postimi në Facebook, një video ku shihet kryeministri Rama, teksa shpërndan dekorata në lidhje me atë që numri dy i LSI-së e cilëson si “hapja imagjinare e negociatave”.

POSTIMI I PLOTË:

Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje per hapjen imagjinare te negociatave!(VIDEO).

Sot ky Rama bojkoton BE dhe shkruan:

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Tëitter.

Ndersa dje pikerisht ne 27 qershor 2018 po ky Rama fliste per : ” 72 ore beteja ne det te hapur, per opoziten esadiste, per marrjen e dates se hapjes se negociatave dhe ju varte ne qafe ambasadoreve dekorata e tij per kete sukses imagjinar.

Ky eshte lolua, qe qeveris Shqiperine.

Komentet me tej jane humbje kohe!

Shiheni VIDEON ku cdo gje flet vete!