Aksidentohet në Maqedoni, Arben Ahmetaj

516
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është përfshirë në një aksident të rëndë në Maqedoni, kur ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij. Nga përplasja me një autobus janë plagosur 14 persona. Arben Ahmetaj udhëtonte me mjetin e tij “Range Rover”. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën Tabanoc – Kumanovë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë konfirmohet se në aksident u përfshi edhe Arben Ahmetaj, që u dërgua për mjekim në spitalin e Kumnanovës.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka reaguar menjëherë për ngjarjen. “Falë Zotit, vëllai ynë, ish-ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasdites në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë! Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!”, është shprehur ai. 
Sigal