Aksidenti me Mërtirin/ ‘Ja vendimi i gjyqit që fundos Arben Ahmetajn’

316
Sigal

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha publikoi dokumentet që tregojnë se ministri Arben Ahmetaj ka qenë në makinë me biznesmenin Mirel Mërtiri kur ndodhi aksidenti në Maqedoninë e Veriut.

“Një vendim gjyqi që fundos Ahmetajn!

Miq, këtu më poshtë keni vendimin e gjyqit që fundos Ahmetajn. Ky vendim provon se Ahmetaj, që bën sikur nuk i kujtohet, ka qenë bashkë me Mërtirin në makinë në aksidentin në Maqedoninë e Veriut!

Gjatë pyetjeve që deputeti Kelliçi i bëri atij mbrëmë vonë në darkë, Ahmetaj mashtroi nën betim dhe refuzoi të pohojë se në kohën e aksidentit ai ishte në makinë me Mërtirin.

Mirëpo vendimi gjyqësor fakton se Ahmetaj dhe Mertiri ishin së bashku në makinë kur ndodhi aksidenti,” shkruan Berisha.