Kërkoi pavlefshërinë e zgjedhjeve / LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Beratit

204
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë padi lidhur me vendimin KAS për qarkun e Beratit. 

Kas miratoi rezultatin zgjedhor të 25 prillit, ku pas rinumërimit të 114 kutive, u rrëzua kërkesa e LSI për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në këtë qark.

Më herët LSI ka depozituar një kërkesë padi në Kolegjin Zgjedhor edhe për qarkun e Gjirokastrës.