Akademik Artan Fuga : Ndërtesë partie, apo kamp përqëndrimi

359
Sigal

Jo deri këtu, në PD ka një krizë të madhe besimi

 

Deri këtu ?

Ky nuk është më stalinizëm politik, ky është gulag, kamp përqendrimi, burg, vend torturash!  Mirë që nuk e minojnë! Kjo ndërtesë nuk ka qenë kështu as në kohën e gjeneral Petrit Dumes së ndjerë!!!Mos lejoni fëmijët ta shohin këtë foto!Çfarë po ndodh në këtë çmenduri! Ore nuk ka dikush aty t’i thotë: Jooooo, mossssssssss deri këtu! M’a bëj ëndërr o Zot!

Situata në Partinë Demokratike,  një krizë e madhe besimi

Akademik Artan Fuga tha se “Militantët kanë dhënë votën dhe lidershipi ka një status të privilegjuar, ndërkohë që masa e demokratëve është e përjashtuar dhe nuk dëgjohet për asgjë”, tha Prof.Fuga.

Bravat, për sa i takon situatës në PD,  përbëjnë një simbolikë të rëndësishme dhe të rrezikshme

Nuk mendoj se është rastësishme. Problemi është që të lexohet simbolika. Jemi në kushtet e një metarfore, e një simbolike. Simbolika është e rëndësishme dhe e rrezikshme. Simbolika është që ai që ka ndërtesën ka fuqinë, mund të mos jetë kështu. Në realitet nuk është kështu por simbolika kjo është. Të dy kërkojnë të bëjnë matje të forcës së tyre, në këtë mënyrë jepet një mesazh partisë në të tërë qarqet. Simbolika e bën të fortë këtë çështje edhe pse nuk është kështu.

Në këto kushte, çfarë iu duhet shqiptarëve?

Kombi dhe shoqëria nuk duhen fajësuar. Ajo që është përhapur si kolerë që ne nuk bëjmë… Qytetarët shqiptarë janë si gjithë të tjerët. Këtu nuk ka sindikata, nënpunësi është militant politik, nuk ka demokraci lokale dhe një komb pa të gjitha këto mund të veprojë? Situata është e tillë që kombit i janë hequr mekanizmat e veprimit. Duhet të rikthehen instrumentet, nëse një kombit i hiqen këto ai shkatërrohet. Gjëja e parë që i duhet këtij kombi është të tronditet, dolën listat e patronazhistëve, dolën pagat, kriza në PD le ti shkohet deri në fund. Duhet të ketë okazion që njerëzit të mblidhen.