Agron Tufa : Shoqëria shqiptare është skllavëruar para syve

106
Sigal

Pedagogu dhe shkrimtari, Agron Tufa, i cili u shpreh se shoqëria shqiptare është e skllavëruar, shqiptaret brohorasin më “të fortin” dhe ky është një nga tiparet më të shëmtuara, që populli jonë ka.
Ka një situatë që ka shkarë gati në koma në shoqërinë shqiptare, e cila po të bëjmë një përqasje, ndodhet në momentin e saj më të shëmtuar dhe më të rrezikshëm.
E shëmtuar është se kjo shoqëri, me elitat e saj nuk arriti dot të mësojë nga përvoja, dhe kjo vjen si një histori e përsëritur, duke pasur parasysh se është e krahasueshme me vitin 1945, kur po instalohej diktatura më e ashpër e planetit.

Nga leximet e mia, kam vënë re se masa popullore që dikush e përdor në statusin më pozitiv të mundshëm, ajo është masa që të varros, që nuk dëgjon nga asnjëri vesh, dhe kur iu tha njerëzve që po instalohej diktatura, ata shihnin me habi dhe iu dukej sikur po instalohej drita dhe jo diktatura.

Kemi një afeksion për të brohoritur më të fortin, ky është një nga tiparet më të shëmtuara të shoqërisë shqiptare.
Shoqëria shqiptare është një shoqëri e skllavëruar, i ka hallkat e skllavërimit dhe ndihet mirë, dhe ka qenë befas shokimi më i madh, kur u gjend befas e lirë, pa ndonjë çmim të madh. Liria kërkon një çmim, që të kuptojmë se sa e shtrenjtë është.

Ne nuk paguam ndonjë çmim, dhe kjo skllavëri e lindur shfaqet gjithmonë kur sapo shohin kandidatin fitues, i cili ka një bandë pas vetes dhe menjëherë tërë mekanizmi përulet dhe i shkon pas.
Përsa i përket debateve politike ku qeveria sulmon dhe blen popullatën për të përçarë opozitën, Tufa u shpreh se Shqipëria po rrokulliset nga një diktaturë ideologjike, në një diktaturë tjetër e cila çuditërisht po vazhdon të ushtrohet nga të njëjtët.

Çdo gjë ka ndodhur mundimshëm dhe hap pas hapi, para syve tanë. Të gjithë jemi fajtorë, nuk është fajtore opozita dhe as Berisha.
Në këtë rrëshqitje të gjithë e kemi pjesën tonë të fajit. Shqipëria po rrokulliset nga një diktaturë ideologjike, në një diktaturë tjetër ,e cila çuditërisht po vazhdon të ushtrohet nga të njëjtët pinjoll.