Agron Duka: Mund të kemi zgjedhje të parakohshme

521
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi se vendi rrezikohet nga zgjedhjet e parakohshme, duke marrë shkas edhe nga situata politike në vend. “Mendoj se mund të kalohet në zgjedhjet të parakohshme. E pashë edhe në Shkodër. Qeveria për shkak të vendimeve të gabuara ka pasur konflikte me banorët e Kukësit, me artistët e Teatrit Kombëtar, me biznesin e vogël. Ndaj mendoj se nuk janë të ekuilibruara. Dhe mund të sjellin edhe zgjedhje të parakohshme”, tha Duka. Po ashtu Duka u ndal edhe tek marrëveshja e 17 majit, ku Basha dhe Rama arritën në konsensus politik, ku opozita doli nga protesta dhe hyri në zgjedhje. Ai tha se marrëveshja ia vlente për situatën. Mes të tjerash Duka tha se PAA do të garojë nën siglën e saj në zgjedhjet lokale.
Sigal