Agjendë e “ngjeshur” mes dy kandidatëve për kreun e PD/ Nga Durrësi në Berat, Berisha dhe Elezi takim me demokratët

133
Sigal

Teksa pak ditë na ndajnë nga 22 maji, dy kandidatët për kreun e ri të PD,S ali Berisha dhe Ibsen Elezi vijojnë me turin e takimeve me demokratët.

Ditën e nesërme Elezi do të jetë në Durrës dhe Elbasan ndërsa Berisha në Berat, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në këto qytete.

Njoftimi: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:

Ora 11.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtare të LDGSH

Ora 18.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Durrës

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Berat

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.